TIRANE- Deputetja Albana Vokshi shprehet gjatë një interviste për “Shqiptarja.com” se në PD nuk ka “përplasje brezash” dhe se debatet mes deputetëve dhe kryetarëve të degëve janë një proces i natyrshëm.

Sipas saj, PD has në probleme me strukturat gjatë fushatave dhe kjo histori duhet të ezaurohet pa humbur kohë. Zgjedhjet për FRPD, Vokshi i sheh si një mundësi që i shërben ripërtëritjes së elitave, për të shmangur rrezikun e vegjetimit të pseudoelitave. Por, ajo ka një mesazh për kandidatët në garë, që të mbeten jashtë intrigave dhe të fokusohen në një përballje të ndershme dhe transparente