Vokshi kërkon 1 lek dëmshpërblim
për padinë ndaj Kodhelit dhe Hysit

Vokshi kërkon 1 lek dëmshpërblim<br />për padinë ndaj Kodhelit dhe Hysit
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ndryshon kërkesën e saj për dëmshpërblim për padinë ndaj kolegëve socialistë.

Albana Vokshi, ka kërkuar ka kërkuar pakësimin në vetëm 1( një lek) të dëmit pasuror për deputetet e Partisë Socialiste Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi, të kallëzuara për shpifje.

Deputetja Vokshi ka ndryshuar sot kërkesën për dëmshpërblimin në gjyqin, ku ka akuzuar për shpifje deputetet e Partisë Socialiste Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi. Nga shuma fillestare prej 20 mijë eurosh, deputetja demokrate kërkon vetëm 1 lekë nga secila prej kolegeve të saj.

Vokshi ka bërë këtë kërkesë nisur nga fakti se më 25 Nëntor është dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas. Deputetja demokrate vlerëson se gruas duhet t’i rezervohet luksi i politikës shqiptare dhe jo të viktimizohen apo përdoren.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së