Vokshi në Varshavë:Dekriminalizimi
i rëndësishëm për ne, na ndihmoni
Albana Vokshi e cila po merr pjese në Forumin e Grave deputete të Partive Popullore Europiane në Varshavë ka kërkuar që Evropa ta mbështesë Shqipërinë në procesin e dekriminalizimit pasi ky është një proces i rëndësishëm për vendin tonë dhe të ardhmen
Deputetja Albana Vokshi njëherazi Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, ka marrë pjesë në Forumin e Grave deputete të Partive Popullore Europiane në Varshavë, me temë “Roli i grave në forcimin e demokracive në Europën qendrore dhe lindore , një vlerësim i të kaluarës dhe së tashmes në çerek shekulli”.
Në konferencën e organizuar nga PPE dhe fondacioni Konrad Adenauer merrnin pjesë eurodeputete, deputete të vendeve anëtare, kryetarja e Forumit të Grave të PPE ish eurodeputetja Doris Pack, drejtuese të forumeve politike dhe gra personalitete të Europës Lindore.
Në fjalën e saj, Vokshi kërkoi mbështetjen e kolegeve në Parlamentin Europian dhe të vendeve të tjera për dekriminalizimin e Parlamentit dhe institucioneve shqiptare, si një kauzë jetike dhe si domosdoshmëri për forcimin e shtetit të së drejtës dhe integrimit europian të vendit. Vokshi u shpreh se në betejën e dekriminalizimit të shtetit, Partia
Demokratike është përfshirë me seriozitet dhe angazhim të jashtëzakonshëm dhe po drejton një komision parlamentar të posatçëm dhe se deputetet gra kanë një rol thelbësor.
“Nuk mund të ketë zhvillim, progres dhe të ardhme europiane, nëse qeveria dhe deputetët janë të kapur nga interesa kriminale dhe mafiozë. Ata mbajnë peng aspiratat e shqiptarëve per progres”, tha Vokshi.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas një prezantim të gjerë të sfidave dhe rolit historik të grave në shtetformimin shqiptar, sakrificat vetëmohuese të tyre si nëna dhe bashkëshorte në diktaturë, kalvari i gjatë i persekutimeve, pushkatimet me dhe pa gjyq ndaj grave intelektuale dhe të shtresave të ndryshme . Zonja Vokshi njohu deputetet e djathta europiane me nismën ligjore të PD për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare si një proces i rëndësishëm për shkëputjen nga e kaluara më e errët dhe më e vuajtur që një vend ka patur në Europë.
“
Mazhoranca aktuale e rrëzoi nismën duke e refuzuar me forcën e kartonave shkëputjen nga e kaluara kriminale” , tha zonja Vokshi e cila shtoi se qeveria mbështetet një draft ligjor të cunguar, aspak në funksion të pastrimit të shtetit nga zyrtarët e ish diktaturës, apo gjyqtarët e atij sistemi.
Deputetja Vokshi tha se edhe pse kanë kaluar 25 vite demokraci, gratë dhe vajzat në Shqipëri vuajnë privime të mëdha ekonomike, sociale, punësimi dhe të drejta njerëzore për shkak të diskriminimit dhe braktisjes nga qeveria dhe mazhoranca e kapur nga krimi dhe monopolet.
Vokshi shtoi se në zgjedhjet lokale përfaqësimi në rritje i grave dhe vajzave në drejtimin e bashkive dhe këshillave bashkiakë me 50% do të rrisë cilësinë e vendimarrjes në pushtetin lokal.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
79.6%
-
Edi Ramën
18.6%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 619
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Nervozizmi dhe qeni antidrogë e tradhtojnë, shqiptari arrestohet me 6,5 kg kokainë në Bari! E kishte sistemuar në një dhomë të fshehtë të 'BMW'-së
6 Tetor, 16:08
-
Në 2025, kush ka pagë 100 mijë lekë do deklarojë të ardhurat! Kush s’e dorëzon gjobitet, paguan interes apo kamatën
6 Tetor, 15:52
-
Kurti refuzon t’i japë notë raportit me Ramën: Sa i takon vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime
6 Tetor, 15:41
-
39-vjeçari me kancer vdes te Onkologjiku, s’iu dha ilaçi për kimioterapinë! Babai për Report Tv: S'më dhanë as recetën ta bleja vetë
6 Tetor, 15:37
-
IDF sulmon 150 baza të Hezbollahut! Sulm terrorist në stacionin e autobusit në Beersheva, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur në Izrael!
6 Tetor, 15:32
-
Në bashkinë Fushë-Arrëz fshatrat drejt shpopullimit, fshati Orosh ka vetëm 5 familje me të moshuar
6 Tetor, 15:31
-
VIDEO/ Vlahovic 'engjëll dhe djall', Juventusi ndalet 1-1 nga Cagliari! 'Zonja' pëson gol pas 628 minutash
6 Tetor, 15:31
-
GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari i merr pikë në Torino! Në fushë Roma dhe Milan
6 Tetor, 15:29
-
Aksident rrugor në Levan-Tepelenë, ‘Toyota’ me targa greke del nga rruga dhe përfundon në arë! Dy të plagosur në spitalin e Fierit (VIDEO)
6 Tetor, 15:06
-
Protesta e 7 tetorit, Berisha me video nga 'arresti shtëpiak': Nesër nis mosbindja civile pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike
6 Tetor, 14:59
-
Fermerët të braktisur edhe në Kosmaç, gruri e misri po mbillen më pak në tokat e fshatit
6 Tetor, 14:56
-
Fshati ndërton minimuze për martirin Dom Mikel Beltoja, pushkatuar nga regjimi komunist
6 Tetor, 14:55