Vokshi në Berat me gratë rome
"Nuk ju jepen shanse nga qeveria"

Vokshi në Berat me gratë rome<br />
BERAT - “Ju jeni më të goditurat në heqjen e ndihmës ekonomike, më së shumti ju nuk ju jepet shansi për punësim dhe për mbështetje”. Kështu u është drejtuar Albana Vokshi, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Çështjeve Sociale gjatë një takimi që zhvilloi me gratë e Beratit, përfaqësuese të komunitetit rom, punonjëse të masonerisë.

Kryetarja e LDGSH-së, tha se kjo qeveri dhe kryeministri i saj diskirminojnë gratë dhe nuk kanë një projekte zhvillimi për to.
 
Ju jeni më të goditurat në heqjen e ndihmës ekonomike, më së shumti ju nuk ju jepet shansi për punësim dhe për mbështetje. Më thoni sa prej jush ka përfituar nga zbatimi i ndonjë  projekti këtu në bashki prej 15 vitesh në Berat, apo nga Ministria e Punës. Sa prej jush ka marrë strehim nga banesa sociale?  Pse duhet t’ju pritet drita dhe uji të cilat janë elementet bazë për jetën. Kurrsesi ju nuk doni që të mos i paguani,por nuk mundeni sepse me çfarë do të mbani frymën gjallë? Sot si nënë dhe si grua dua t’ju jap një porosi. Mos i lejoni që ta blejnë varfërinë tuaj  me 50 mijë lek apo me dy tri thasë miell. Pas kësaj lëmoshe është hakmarrja, është përçmimi. Mendoni për dinjitetin tuaj të cilin e siguron vetëm punësimi. Dhe me kandidatin tonë ju do t’ju hapet dera dhe zemra e bashkisë që të përfitoni punësim në shërbimet e bashkisë në biznesin privat. Në çdo hap të zbatimit të programit të tij do të ketë mbështetjen e deputetëve të opozitës dhe timen veçanërisht si kryetare e Komisonit të Çështjeve sociale” , - tha Vokshi. 

Në këtë takim Vokshi tha se sistemi i taksave është rrënues dhe ka mbyllur e vijon të mbyllë  me mijëra vende pune.

“Sot jetojmë kohën e falimentimit të biznesit nga  taksat e tatimet, të cilat janë të larta dhe që nuk përfundojnë as në arkën e shtetit por në arkën e xhepit. Afro 15 mijë biznese të mëdha e të vogla sipas vetë të dhënave të tatimeve nuk po shlyejnë dot detyrimet sepse nuk kanë të ardhura. Ndërsa qeveria me kryeministrin Nastradin thotë se hapen përditë qindra biznese të reja”, - tha më tej ajo.

Vokshi tha se Kandidati i djathtë për bashkinë e Beratit, Kasem Mahmutaj, si dhe të gjithë kandidatët e tjerë të djathte, do të ulë në 30% taksat e tarifave vendore për ti dhënë frymë biznesit.

“Bashkia e re do t’i jape fryme turizmit të qytetit, shpallur trashëgimi e UNESCO-s dhe punësimi i grave do të jetë proritet”, - tha Vokshi.
vokshi
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim