Vokshi: Nëse Rama më thotë
më PAM do ta padis në Gjykatë

Vokshi: Nëse Rama më thotë<br />më PAM do ta padis në Gjykatë
Sipas deputetes Albana Vokshi kryeminsitri Rama ka një problem të madh me gratë dhe jo vetëm me ato demokrate. Në një intervistë për emisionin '45 minuta' të gazetarit Denis Minga, deputetja Vokshi bëri një deklaratë publike kur tha se do të padisë kryeministrin Rama në gjykatë nëse edhe njëherë do ta thërrasë “PAM” sic ai zakonisht e thërret.

Vokshi e akuzoi kryeministrin për marrëdhënie jo të mira me të gjitha gratë, referuar kjo fyerjes siç e quan PD të deputetes Albina Deda në Kuvend seancën e së enjtes së kaluar

"Unë dhe jo vetëm un por besoj të gjithë e kanë vënë re se Rama ka një problem me të gjitha gratë. S'po flas për partneret e tij. Në cdolloj daljej ai flet me njëlloj përbuzjeje jo ironi por fyerje shumë e madhe. Jo vetëm në parlament por kudo në cdo dalje mediatike dhe e bën në mënyrë të përsëritur. Ai ka kompleks ka problem me gratë. Ndoshta kjo është arsyeja që ai fyen shfryhet. Askush sidomos ne nënat s'mund ta pranojmë sjelljen e tij vulgare në seancën e fundit. Akuza që i bëj un Ramës ëhstë se jo vetëm se është dhunues verbal por e akuzoj edhe si nxitës së dhunës"

Gratë demokrate kanë protestuar sot para godinës qeveritare duke akuzuar Kryeministrin Rama si dhunues të grave në Parlament dhe jo vetëm.

Vokshi foli edhe lidhur me marëdhëniet brenda PD për opozitën e kryetarit Basha dhe atë të ish kryeministrit Basha duke i lidhur me modelin e secilit, për reformën në Drejtësi, si dhe protestën e fundit të PD në Kuvend për deputetin Armando Prenga

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot