Vokshi për padinë e Ramës
"Mundësi për transparencë"

Vokshi për padinë e Ramës<br />"Mundësi për transparencë"
​Pas padisë për shpifje  të kryeministrit Edi Rama, ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi, ka reaguar kjo e fundit. Përmes një statusi në Facebook, Vokshi shprehet se Rama e ka paditur, pasi ka në dorë mbylljen e dosjeve të korrupsionit në shëndetësi, duke faktuar siç thotë ajo se është palë e skandalit.

Sipas Vokshit kjo ëhstë një mundësi e shkëlqyer për të bërë transparencë në sistemin e shëndetësisë.
 
Dekalarata e Albana Vokshit
Rama po me con atje ku ai vete ka deklaruar qe nuk beson. Rama po me con ne Gjykaten qe para dy ditesh e akuzoi se nuk ben drejtesi.
Kryeministri me kallezoi se ka ne dore mbylljen e dosjeve te korrupsionit ne Shendetesi. Me padine e tij, vetefaktoi se ai eshte pale. Togat e zeza, bluzat e bardha, njerezit ne nevoje, cdo qytetar shqiptar po e vuajne cdo dite korrupsionin Rama-Beqaj ne shendetesi.
Rama padit ne Gjykate Kryetaren e Komisionit te Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise. Por kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te verteten. Kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te bere transparence. Nje mundesi per me shume debat per shendetesine. Te kuptohet me fakte e dokumenta cfare eshte bere mire e cfare keq. Cfare eshte vjedhur e abuzuar, e cfare jo.
Meqenese Rama, ne deklaraten e tij deshmon gadishmeri, e ftoj ate te marre pjese ne gjykim si pale per te vertetuar akuzen e "shpifjes" e në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët ai bazon pretendimin.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima