Vokshi: PD s'e la në kushtet më të
mira shëndetësinë, por s'mashtroi

Vokshi: PD s'e la në kushtet më të<br />mira shëndetësinë, por s'mashtroi
Vetëm në një ditë, shqiptarët duhet të paguajnë 350 mijë euro nga azbuzimet e Qeverisë në sistemin shëndetësor. Deklarata vjen nga kryetarja e komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, e cila tha sot se këto abuzime janë përllogaritur vetëm nga tre koncensione, ai i hemodializies, sterizilizmit dhe check up-it, që kapin shifrën prej 338 milion euro.

Nëse flasin për check-up-in 120 milion, hemodializën e sterilizimin, të gjitha bashkë kapin shifrën e 333 milion, pjesëtuar për 900 ditë qeverisje të Ramës i bie që kjo qeveri në 1 ditë ka abuzuar me 350 mijë euro abuzim me koncesionet koruptive në shëndetësi” tha ajo.

Me ardhjen në pushtet, PD parakajmërron rishikim të këtyre koncesioneve. Dhe në rastet kur ligji është shkelur do të procedohet edhe me anullimin e tyre, tha Vokshi.

“Duke zbatuar ligjin, do ti rishikojmë kriteret ose do ti anulojmë nëse ka vend për anulim” u shpreh ajo.

Deputetja demokrate i kërkoi prokurorisë të kryejë hetim të plotë për të gjitha rastet abuzive të bëra tashmë publike në sistemin shëndetësor, ndërsa shtoi se aktualisht janë të paktën 5 çështjë që po hetohen.

Po flihet mbi dosje, por unë shpresoj që të ketë reagim, pasi duhet të hetohet dhe abuzuesit duhet të dalin para drejtësisë. Tashmë ka rreth 8 çështje të hapura, të iniciuara nga Prokuroria dhe të ardhurave pas denoncimeve që ne kemi bërë” tha ajo.
 
PD nuk e la në kushtet më të mira shëndtësisnë, por nuk premtoi shëndetësi falas për të mashtruar shqiptarë, u shpreh Vokshi në bahskëbisedimin me gazetarët. Sipas deputetes demokrate, PD në programin e saj qeverisës parashikon rritje të buxhetiti në këtë sektor.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë