Vokshi: PD t’i bashkohet nismës së
OKB-së “Shpejto për barazi gjinore”

Vokshi: PD t’i bashkohet nismës së<br />OKB-së “Shpejto për barazi gjinore”
Deputetja e Partisë demokratike, Albana Vokshi ka thënë se Partia demokratike duhet t’i bashkohet nismës së Organizatës së Kombeve të bashkuara për barazi gjinore, “Shpejto për barazi gjinore”.
 
Këtë deklaratë, Vokshi e ka bërë gjatë një takimi me gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe Forumin Rinor të Partisë demokratike në njësinë 5 në Tiranë.
 
Duke shkruar në rrjetin social “Facebook” Vokshi ka thënë se, gratë e vajzat shqiptare duhet që të ngrenë zërin e tyre, ndaj qeverisë, që sipas saj, po ndikon negativisht në jetën e e tyre të përditshme.
 
Ja statusi i saj në Facebook
Me grate anetare dhe simpatizante te PD, LDGSH dhe FRPD te deges 5 Tirane.
Falenderim dhe mirenjohje pa fund per te gjitha ato zonja qe na kane ndenjur prane, na kane mesuar, na kane mbeshtetur, mirekuptuar ne kohe te mira e kohe te keqija.
Falenderim per z. Babasi dhe grupin organizator qe bene te mundur qe grate, motrat, nenat te iknin per pak ore nga hallet e shumta e qe politikat e Qeverise Rama po ja shtojne cdo dite....rritja e cmimit te dritave, ujit, rritja e taksave , tarifave qenrode e vendore, pushimet mavive nga punae, ulja e rrogave e pensioneve, mungesa e shendetesise falas...Rendon me se shumti ne supet e lodhura te grave e vajzave shqiptare.
pershendeta dhe mbeshteta premtimin e Kryetarit Basha ne Berat qe do cbeje cdo politike antigrua kur PD te vije ne pushtet.
Pershendeta propozimin e Kryetarit Basha per Keshillin Kombetar te PD per kuoten 35% per te rinjte si kandidate per deputete ne 2017...
Por i kerkova z. Basha qe PD ti bashkangjitej nismes se OKB me sloganin
Speed it up for gender equality!! (50:50 deri ne 2030. Shpejto per barazi gjinore)!!
Ndaj I ftova te gjitha grate te mos heshtin por te ngren zerin e te protestojne cdo dite, ne cdo qytet, per te drejtat e tyre!!
Vec nga grate mund te vije ndryshimi ne Shqiperi!!!

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'