“Premtoi 300 mijë vende pune, por sot kemi një tjetër viktimë e pafajshme falë politikave “të punësimit”...Bilancit tragjik të viktimave të vrasjeve, aksidenteve në këtë fillim viti i shtohen dhe ato të varfërisë, mjerimit që ka pllakosur si zi kombëtare. Vetëvrasja e minatorit që u hoq nga puna, e çon në një dramë të vërtetë jetët njerëzore në këtë sektor, ku krahas aksidenteve në punë ndodhin dhe vetëvrasjet.
Ministri hesht ndërsa kryeministri flet për reforma që do jua shohim hairin sipas tij vite më vonë...”, u shpreh Vokshi. Edhe pse qytetarët jetojnë ditë të vështira në pragun e minimumit jetik, theksoi deputetja e PD, nga ana tjetër koncesionarët e kompanive kryeministrore e ministrore ne shëndetësi, arsim, industri, infrastrukturë, energjetikë, mjedis etj, etj, majmin llogaritë dhe e rrisin luksin pa fre të qeveritarëve.
“Në anën tjetër të humnerës ku Rilindja e ka rrëzuar Shqipërinë, shtohen jetët e këputura në mes vuajtjesh e mundimesh të kryefamiljareve nëna e baballarë. Deri kur ky gjunjëzim, ky rrënim që po përgjysmon popullsinë tonë të vogël me eksod, vrasje, vetëvrasje? Problemi është vetë qeveria, por fajtorët nuk duhet të jemi ne për të mbajtur në këmbë këtë pushtet antishtet, antikombëtar”.