Vokshi-Ramës: Mezi po pres
të shkojmë dorë për dore në gjyq

Vokshi-Ramës: Mezi po pres<br />të shkojmë dorë për dore në gjyq
​Pas akuzave të kryeministrit Rama për koncesionet e dhëna ndër vite nga qeveria “Berisha”, fjalën në kuvend e mori deputetja e partisë Demokratike Albana Vokshi.
Ajo u shpreh me ironi se mezi po pret që të shkojë në gjyq me kryeministrin Rama, i cili e ka paditur atë për shpifje.

“Unë e  dija që ti i përndjek gratë por nuk e dija që do vinte një ditë që do iknim bashkë dorë përdore në gjyq. Mezi e pres që të përballemi publikisht për të bërë transparencë për koncesionet,” tha Vokshi.
 
Më tej gjatë fjalës së saj deputetja demokrate, u ndal gjerësisht tek koncesioni Chech up, cili sipas Vokshit i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18-7 milionë dollar.
“Pse vet kryeministri këto ditët e fundit po konsumet dhe po mbron me shpatë në dorë koncesionet? Pse pra investohet ai personalisht po aq sa po vë bast edhe mandatin e tij për të mbrojtur Check up, të cilin të gjithë e dinë se si ai, ia dha mikeshës së tij që s’kishte as licensë dhe eksperiencë. Ia dha në kundërshtim me ligjet e procedurat,” ngriti pyetjen Vokshi.

Sipas saj, kompania që ka marrë koncesion e Check up merret me tregtimin e duhanit dhe alkoolit dhe ka si qëllim primar jo kontrollin shëndetësor të popullsisë , por promovimin e aktivitetit të saj tregtar.

Vokshi tha se nuk ka rrezik më të madh kur interesat publike përdoren për përfitime private.

“Ky është kurthi që po përdor qeveria për të rrënuar ekonominë e vendit. Partneriteti me korrupsionin është busulla e kësaj qeverie e frymëzuar nga Rama. Kryeministri i vendit më të varfër në Europë po ia kalon qeverinë, donatorëve që e ulën atë në atë karrige,” u shpreh ajo ndërsa shtoi se në filozofinë e rilindasëve, i gjithë shtetit shqiptar dhe shqiptarët duhet të kalojnë me koncesion, madje edhe qeveria.
 
Rama: Tre kontrata ka bërë Ministria e Shëndetësisë për partneritet publik-privat. Kjo qeveri mund të ketë të meta, kjo qeveri ka bërë edhe gabime, por kjo qeveria ka meritën që i është kundërvënë dhe i ka vënë kufirin mafies së ilaçeve, dhe mafies që kishte kapur për fyti sistemin e shëndetësisë. 30 % ilaçe më të lira. I vetmi vend në rajon dhe me siguri në klubin e vendeve më të prapambetura të botës, se për 20 e kusur vite nuk arriti të ndërtojë asnjë bazë të dhënash.

Check Up: Qeveria e kishte tarifën për një person të pasiguruar për të bërë analizat, 50 e 1 mijë e disa qindra lekë. E dini se sa kushtojnë të njëjtat analiza në spitalet private? Kushtojnë 80 mijë lekë. Ne ju kursejmë atyre kosto të mëdha, shmangim qindra vdekje nga injoranca, dhe nga ana tjetër krijojmë kushtet për protokolle të domosdoshme shëndetësore".

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur