Vokshi: Rama gënjeu, nuk dha
përgjigje, por bëri sarkazëm
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar ndaj kryeministrit Rama duke u shprehur se ai zgjodhi ta zhvillonte intervistën me qytetarët në rrjetet sociale, pasi nuk dha përgjigje, por bëri sarkazëm.
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar ndaj kryeministrit Rama duke u shprehur se ai zgjodhi ta zhvillonte intervistën me qytetarët në rrjetet sociale, pasi nuk dha përgjigje, por bëri sarkazëm.
Reagimi i plotë i Vokshit ndaj deklaratave të kryeministrit Rama Kryeministri gënjeu, shantazhoi dhe dha “vetëm përshtypje pushimesh” për krizën e gjithanshme që ka mbërthyer vendin në çdo sektor të jetës.
Duke mos patur guximin dhe sensin më minimal të përgjegjësisë publike, Rama zgjodhi facebook dhe tëitter për të bërë sarkazëm me shqiptarët në mjerim.
Ai nuk i duron pyetjet e gazetarëve, sepse nuk ka asnjë përgjigje...
- Sepse nuk ka shëndetësi dhe arsim publik falas,
- sepse nuk ka 300 mijë vende të reja pune,
- sepse nuk ka karburant me cmime të ngjashme në rajon,
- sepse nuk ka rritje pagash dhe pensionesh qe prej Qershorit të 2013!!
Rama mashtroi kur tha se shqiptarët paguajnë 30% më pak ilacet dhe se lista e rimbursimit të tyre është shtuar me 85 barna.
Alternativat e para në listën e rimbursimit të ilaçeve mungojnë duke i detyruar pacientët të marrin alternativën e dytë dhe të tretë në listë. Për këtë ata duhet të paguajnë, ndërkohë që u takojnë ilaçet falas....
Farmacive të Tiranës, shteti ka 2 muaj që nuk u kthen paratë e rimbursimit me pretekstin se po bëhen verifikimet duke shkaktuar një ngërç në furnizimin me barna sepse bëhet fjalë për miliona lekë për çdo farmaci.
Në kontratat e rimbursimit është e shënuar qe “nëse u vonohen lekët farmacive duhet t’u jepet përqindje nga shteti....’. Por si çdo detyrim tjetër i shtetit, jam e sigurt qe as ky s'do zbatohet...
Dhe meqënëse Rama ceku shëndetësinë......
Pse nuk kishte një përgjigje për mjekun, që ra pre e dhunës pikërisht për shkak të mungesës jetike të ilaçeve dhe mjeteve mjekësore ne spitale??
Pse nuk kishte një përgjigje për shërbimin e Dializës dhe të Onkologjikut, ku mungojnë barnat më të nevojshme?
Rama premtoi SHENDETESI FALAS...por vetem per te nuk flet dot as ne fb e as ne tëitter...SEPSE AI MASHTROI!!!
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.5%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 13793
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë
3 Tetor, 22:56
-
Spahiu: Denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese
3 Tetor, 22:39
-
Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh
3 Tetor, 22:37
-
Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, Baçi në ‘Frontline’: Do bëjmë edhe më keq! Dënimi i Salianjit vendim politik
3 Tetor, 22:32
-
'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë
3 Tetor, 22:20
-
Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
3 Tetor, 22:05
-
Spahiu: Protestat radikale e forcojnë PD brenda llojit, por e largojnë nga votat qytetare
3 Tetor, 21:52
-
Spahiu: As Pjetër Arbnori që vuajti 30 vjet në burgje, nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991
3 Tetor, 21:48
-
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet për sot lundrimi i trageteve Durrës-Bari, rinis ditën e nesërme!
3 Tetor, 21:46
-
SHBA-ja parandalon aktivitetet e një grupi rus hakerash
3 Tetor, 21:45
-
Aktori Robert Ndrenika bëhet stërgjysh, ndan foton e ëmbël me vajzën e sapolindur
3 Tetor, 21:30
-
Spahiu: Amnistia për Salianjin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’
3 Tetor, 21:13