Vokshi:Veliaj mashtroi me 150 mijë
vendet e punës në bujqësi e blektori 

Vokshi:Veliaj mashtroi me 150 mijë<br />vendet e punës në bujqësi e blektori 
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar edhe një herë kandidatin e majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj për mosmbajtjen e premtimeve. 
 
Sipas saj, Veliaj në fushatën e tij për bashkinë po përsërit premtimet e pa mbajtura të dy viteve më parë, por këtë herë me ambalazh për Tiranën.

Ajo theksoi se Veliaj nuk mbajti premtimin për hapjen e 150 000 vendeve të reja të punës në bujqësi dhe blektori edhe pse kishte në dispozicion 40% të buxhetit të shtetit, për të realizuar shumë premtime.
 
Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e deputetes Albana Vokshit
Erion Veliaj po përsërit premtimet e pambajtura të dy viteve më parë, veçse kësaj radhe me ambalazh për Tiranën. Edhe në 2013 Erioni PREMTOI: “Të paktën 150,000 vende te reja pune nga zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe aktiviteteve të tjera rurale.”
Ku janë 150,000 vendet e reja të punës në bujqësi dhe blegtori? Erioni ishte Ministri përgjegjës për t’a realizuar këtë premtim. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë. Erioni premtoi por mashtroi.
Mashtroi prapë para 2 javësh kur tha se ishin hapur vende pune por se sipas tij “Shqiptarët ishin dembelë”. Por mashtrimin e tij e përgënjeshtrojnë Sigurimet Shoqërore të qeverisë, si edhe INSTAT-i i vetë qeverisë që tregoi se këto dy vite papunësia është rritur me 7%!
Erioni prapë premton veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin.
Ka dy javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim, sepse votuesit nuk do të mashtrohen përsëri.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, shtëpi e makina...gjithçka e zhytur në ujë