/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Sot në orën 18:00 të mbrëmjes, në Pallatin e Sportit "Farie Hoti" do të luhet finalja e katërt e finales së volejbollit për meshkuj, ku përballë janë Tirana dhe Studenti.
Tekniku i bardhebluve, Arben Sako në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare shprehet besimplotë se skuadra e tij do t'ja dalë të shpallet kampion. "Jemi në avantazh dhe duhet bëjmë gjithçka për ta ruajtur këtë avantazh. Kemi fituar dy lojëra dhe kemi humbur vetëm një dhe djemt e dinë mjaft mirë se kjo fitore vlenë titullin, prandaj dhe ne jemi gati dhe kemi motivimin e duhur për ta sjellë trofeun në shtëpinë tonë", nënvizoi Sako.
Lidhur me formën e lojtarëve, ai u shpreh se në këtë pikë të sezonit lojtarët japin gjithnjë maksimumin e tyre. "Forma është e mirë. Kemi punuar shumë dhe jemi gati për t'u përballur në këtë finale të katërt me Studentin, një skuadër me shumë element cilëosr", tha tekniku i bardhebluve.
Sot pasdite do të jetë dita e të vërtetës për bardheblutë të cilët kryesojnë deri më tani me 2 finale të fituara, teksa Studenti ka fituar vetëm 1 të tillë.
Finalja e tretë e zhvilluar mes skuadrës së Ylli Tomorrit dhe Arben Sakos e luajtur në "Asllan Rusi" përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 3-1, ku padyshim Tiranasi, Klodian Ferhati ishte lojtari më i mirë i takimit.
Ndeshjas që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 mund të përcaktojë fatin e kampionatit, pasi nëse fitojnë bardheblutë, atëherë studenti shkurorëzohet nga froni dhe Tirana ngjitet pjedistalin më të lartë të volejbollit për meshkuj.
/Shqiptarja.com