Volejboll/ Partizani prek titullin me njërën dorë, fiton edhe finalen e dytë kundër Vllaznisë (VIDEO)

Ekipi i Partizanit në Volejboll për meshkuj ka fituar edhe finalen e dytë “play-off” kundër Vllanisë dhe është shumë pranë titullit kampion. Në takimin e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ndeshje ishte tepër emocionuese dhe zgjati 5 sete, duke përfunduar 3-2 në favor të kuqve.

Seti i parë ishte një domin absolut i të besuarve të Ylli Tomorrit që e mbyllën 25-15 me pikë, ndërsa i menjëhershëm ishte edhe reagimi i ekipit shkodran, teksa në setin e dytë fituan 16-25.  Vllaznia mori zemër dhe arriti të përmbyste rezultatin me sete duke fituar edhe të tretin, por në setin e katërt Partizani tregoi dhëmët dhe barazoi 2-2.

Në setin e pestë që vulosi gjithçka, të kuqtë u treguan më të saktë dhe freskët, duke fituar 15-11. Në fund skuadra e kuqe merr frymë lirisht dhe feston fitoren e dytë, ndërsa ekipit shkodran i duhet një mrekulli, që duke parë dy finalet e para nuk duket e pamundur pasi shkodranët kanë treguar shumë karakter.

Ndeshja tjetër finales mes Vllaznisë dhe Partizanit do të zhvillohet në Shkodër me datë 4 maj ora 19:00.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim