Për kryebashkiaken Voltana Ademi, nuk mund të krahasohet me qytetin e Vlorës, siç kryeministri Edi Rama tha një ditë më parë në Kongresin e Partisë Socialiste. Sipas Ademit, Vlora ka një situatë të rënduar kriminalitet me 20 të zhdukur, 13 vetëm në 2018-ën. Por kryebashkiakja ndoshta 'harron' se vetëm në 8 muajt e fundit në Shkodër kanë ndodhur 9 vrasje.

Reagimi i Voltanës:

Shkodra është kryeqendra e Veriut. Me Shkodrën lidhen të gjitha risitë që kanë ardhur në Shqipëri që në kohët më të hershme. Po të doni flasim për patriotizmin, për kulturën, artin, letrësinë, shkencën, alfabetin e sotëm të gjuhës shqipe, sportin dhe mbi të gjitha, qendresën e pashoqe ndaj komunizmit dhe diktaturës 45 vjeçare komuniste. Në këtë kuptim, vështirë të krahasohet kush me Shkodrën për atë që i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve në shekuj e vite.
Nuk më pelqen ta krahasoj Shkodrën tonë me asnjë qytet apo bashki tjetër të vendit. Unë jam kryetare e Bashkisë së Shkodrës, që çdo ditë të javës jam në kontakt me njerëzit, i takoj, përpiqem tu rri afër, t’ju lehtësoj sado pak barrën e vështirë të jetës. Por nga ana tjetër, përmes mediave, kamë mësuar se homologu i Vlorës, është marrë peng nga grupe kriminale. Vlora mund të jetë një qytet i bukur, por lajmet që vijnë janë të trishta. Vetëm vitin e fundit janë mbi 13 persona të zhdukur dhe mbi 20 në tre vitet e fundit. Dëgjojmë dhe lexojmë çdo ditë për djegie makinash, ngjarje të rënda si vrasjet e plagosjet.
Vlora është një nga qytetet me largimin më të madh të banorëve, për shkak të situatës të rëndë kriminale. Edhe grupet kriminale më të rrezikshme të djeshme e të sotme, e kanë origjinën në këtë zonë. Sidomos për çeshtje që lidhen me bimët narkotike dhe trafikun ndërkombëtar të tyre. 
Në këtë kuptim, çfarë duhet ti ketë zili Shkodra- Vlorës? Asgjë. Përkundrazi, Shkodra po përpiqet të ecë, të zhvillohet, të ndryshojë pavarësisht lënies në harresë të plotë prej 6 vitesh nga qevertitë e Rilindjes. Me mundësitë tona, falë mirëmenaxhimit të taksava që paguajnë banorët e Bashkisë Shkodër, falë mbështetjes unanime të Këshillit Bashkiak, ia kemi dalë të investojmë dhe do të vazhdojmë të investojmë. Këto 3 vite kemi mësuar se të gjithë bashkë, ia dalim. Çdo gjë që është bërë, është bërë në sinergji me vetë banorët, ata kanë zgjedhur prioritetet dhe natyrisht Këshilli Bashkiak i ka mbështetur propozimet e ardhura nga administrata. Çdo gjë me përkushtim, si një familje e madhe, me transparencë maksimale tashmë e certifikuar nga organizma kombëtare e ndërkombëtare për 3 vite rradhazi.

Cfarë tha Rama dje:

Ju në Shkodër shikoni Vlorën dhe pyesni veten a doni që dhe Shkodra të ndryshojë si Vlora, nëse po ne jemi gati edhe për ju, me gjithë zemër plot me ide, pasion, vullnet, për ta ndryshuar më në fund edhe Shkodrën, siç ndryshuam thellësisht Vlorën