Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është shprehur se me programin 'BE për shkollat', në Shqipëri janë rindërtuar apo rikonstruktuar 63 shkolla.
Ajo tha gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se BE qëndroi krah Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019.
"Këta udhërrëfyes do e shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkretë. I dashur Edi, nesër në mëngjes do të kemi kënaqësinë që të vizitojmë shkollën Emin Duraku. Në vitin 2019 kur Shqipëria u godit nga tërmeti dhe i mbaj mend ato ditë të tmerrshme, ne thamë që Europa do të qëndrojë krah jush. Dhe ne qëndruam krah jush. Programi BE për shkollat është një program që vërtetë më pëlqen shumë. Me anën e këtij programi u rindërtuan apo rikonstruktuan 63 shkolla, mes të cilave edhe Emin Duraku.. Me shumë kënaqësi pres vizitën nesër", tha mes të tjerash von der Leyen.
Lajmi kryesor:
Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon










