Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.

Gjatë këtij komunikimi ata diskutuan për sigurinë dhe mbrojtjen e vendeve, të shpallur në Samitin BE-Kore në maj të 2023 në Seul.

Von der Leyen u shpreh se fillimi i këtij bashkëpunimi është mjaft i rëndësishëm, pasi për herë të parë trupat e Koresë së Veriut po vendosen për të mbështetur luftën agresive të Rusisë ndaj Ukrainës.

Po ashtu Von der Leyen theksoi se dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen botërore.

“Koreja e Veriut po ofron gjithashtu ndihmë gjithnjë e më vdekjeprurëse për Rusinë, e cila sinjalizon një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës kundër Ukrainës dhe kërcënon paqen botërore”, tha presidentja e Komisionit Europian.