
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka prezantuar gjatë ditës së sotme paketën e pestë të sanksioneve që përfshin gjithashtu një embargo ndaj qymyrit rus.
“Ne do të vendosim ndalim të importit të qymyrit nga Rusia, me vlerë 4 miliardë euro në vit. Kjo do të ndërpresë një tjetër burim të rëndësishëm të ardhurash për Rusinë ", tha von der Leyen.
Lajmi kryesor:
Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus











