Turi ballkanik i Ursula Von Der Leyen vijoi me Prishtinën. Ai kishte disa qëllime. Së pari të shprehte mbështetjen për integrimin e vendit, si dhe të diskutohej përfitimi nga plani i BE për rritjen 6 miliardë euro.
Von Der Leyen u prit së pari nga Vjosa Osmani, me të cilën diskutoi situatën në Kosovë ndërsa siç Presidenca në Prishtinë tha më vonë, Osmani ka kërkuar që Kosovës ti hiqen sanksionet dhe ti jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Njoftimi i Presidencës thotë se të dyja diskutuan edhe për formimin e qeverisë çka nuk ka ndodhur në 7 muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
"Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë. Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta, dhe të ulë tensionet në vend. Gjithashtu, Kosova duhet të finalizojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes", shkruan Von Der Leyen në mesazhin e saj të shpërndarë në rrjetet sociale.
?Touchdown in Kosovo.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 15, 2025
We remain committed to a future where all six Western Balkan partners are part of our Union.
For this, it’s important that Kosovo keeps building strong institutions.
De-escalates tensions in the country.
Also, Kosovo should finalise the steps needed to… pic.twitter.com/I8ATRTA25G
Pas kësaj vizite Emisari Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell ka reaguar ashpër ndaj Von Der Leyen. Në një postim në X ai shprehet se Presidentja e KE-së po hesht ndërsa Gjykata Speciale e Hagës mban të burgorsur ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ju heshtët teksa gjykatësi Jack Smith arrestoi një president në detyrë vetëm sepse po shkonte për të takuar Donald Trump”, shkruan Grenell.
Ndërkohë pas takimeve të zhvilluara Von der Leyn nuk mbajti një konferencë për media duke thyer traditën. Edhe Maqedonia e Veriut do të ketë të njëjtin fat. Dhe arsyeja pas kësaj janë zgjedhjet aktuale që u mbajtën e do të mbahen në këto dy shtete për të mos e thyer praktikën e Bashkimit Europian në raste të tilla.

Foto: Flamuri i BE
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nuk mbajti një konferencë për media në Prishtinë pas takimeve që pati me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thyer traditën në vizitën e saj vjetore në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut do ta ketë të njëjtin fat. Dhe arsyeja pas kësaj janë zgjedhjet aktuale që u mbajtën e do të mbahen në këto dy shtete për të mos e thyer praktikën e Bashkimit Europian në raste të tilla.
“Arsyeja për mosmbajtjen e konferencës për media në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut është për shkak të zgjedhjeve që janë në proces ose pritet të mbahen së shpejti, sipas praktikës së zakonshme”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Paula Pinho, për mediat në Kosovë.
Liderët e BE-së i shmangën konferencave për shtyp në vendet ku ka zgjedhje në përpjekjet për të ruajtur neutralitetin politik dhe për të shmangur ndonjë ndikim në fushatën zgjedhore.
Foto: Richard Grenell
Emisari Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell ka reaguar ashpër pas vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në Kosovë.
Grenell i është kundëpërgjigjur një postimi të Von der Leyen në X, ku kjo e fundit teksa ka publikuar foto nga takimi me Osmanin dhe Kurtin, thekson se Kosova duhet të ndërtojë institucione të forta.
Ai nënvizon se Von der Leyen nuk ka reaguar teksa Gjykata e Hagës mban për pesë vite në paraburgim Hashim Thaçin, vetëm se Thaçi po shkonte për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës.
“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike.”, shkruan Grenell në X.
Komente









