Von der Leyen në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë: Duhen reformat të thella për të ecur përpara

Von der Leyen në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë: Duhen reformat të thella për të ecur përpara

1697451597_ursulvonderleyen.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në fjalën e saj në Samitin e Procesit të Berlinit theksoi se duhen reforma të thella për të ecur përpara. Me një mesazh kundrejt vendeve të Bashkimit Evropian, ajo theksoi se nuk duhen humbur mundësitë që vijnë.

Von der Leyen tha se ekonomitë e vendeve të Bashkimit Evropian janë shumë larg vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksoi se duhet punuar që kjo duhet të ndryshohet.

“Kemi hedhur themele të forta, fondi prej 30 miliardë eurosh, rezultatet po tregohen, 16 miliardë janë përcaktuar dhe përdorur, dua të flas pak për këtë çështje, ekonomitë tona janë ende shumë larg njëra tjetrës, ekonomitë janë 35 % në mesataren e BE, duhet ta sjellim më pranë mesatares sonë. Këtë do e arrijë edhe plani, kjo është ideja, nga fuqia vlerat që na bashkojnë vendet që bëhen pjesë e BE, pjesa e dytë e fuqishme ka të bëjë me zgjerimin ekonomik, vendet kanë pasur rritje të madhe ekonomike, tregu ynë i vetëm u zgjerua, këto janë parimet që na duhen dhe i kemi përdorur, në fusha specifike të hapim dyert e tregut të vetëm evropian, duhet ta tregojmë,  siç është lëvizja e mallrave dhe shërbimeve, pagesa pa para në dorë për të bërë më të lehtë disa nga elementët sigurisht dhe hapja e dyerve, vendet duhet të përfundojnë të plotësojnë tregun e tyre rajonal, është kusht që vendet e Ballkanit Perëndimor t’u ofrojnë kushte fqinjëve të tyre, për të ecur përpara duhen reformat të thella;. Është një stimul për të hapur dyert në aspektin ekonomik, por hapjen e kufijve brenda për brenda Ballkanit Prëndimor. Vetëm duke punuar së bashku mund ta bëjmë të mundur që BP mund të vijë në zemër të BE. Mesazhi është ky që këto janë komente vendimmarrëse, mos i lini mundësitë që të shpëtojnë", tha Von der Leyen.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)