Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp gjatë vizitës së saj në Tiranë.

“Është kënaqësi e  madhe të jem në Tiranë. Ju dhe Shqipëria keni punuar fort për ta plotësuar ëndrrën europiane. Shqipëria sërish ka bërë ecuri fantastike, keni hapur grupkapitujt e fundit, në korrik keni mbyllur 3 kapitujt e parë. I siguroj shqiptarëve, anëtarësimi nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE më të fortë. Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, mbrojtja e mjedisit, natyra marramendëse e Shqipërisë, dhe që ato reformat të zbatohen plotësisht, për të sjellë ndryshime të vërteta. Kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike e dialog me shoqërinë për tiu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shoqërisë", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon