Von der Leyen reagon për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit: Turqia duhet të mbrojë vlerat evropiane

Von der Leyen reagon për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit: Turqia duhet të mbrojë vlerat evropiane

Ursula Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka reaguar për ndalimin e kryetarit të Bashkisë të Stambollit Ekrem Imamoglu duke thënë se është ‘thellësisht shqetësues’.

Ursula von der Leyen iu përgjigj një pyetjeje mbi këtë çështje në një konferencë shtypi në Bruksel. Ajo tha se është thelbësore që Turqia të dedikohet në vullnetin për të kryer praktikat europiane. 

“Ne e shohim si një lajm thellësisht shqetësues ndalimin e kryebashkiakut, duke qenë se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Është thelbësore që Turqia të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur. Ne duam që Turqia të mbetet e lidhur me Evropën, por kjo kërkon një angazhim të qartë ndaj normave dhe praktikave demokratike dhe është thelbësore që Turqia të respektojë këto parime themelore."- u shpreh Von der Leyn përballë gazetarëve.

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa thjesht deklaroi se ishte dakord me fjalët e Ursula von der Leyen për këtë çështje.

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama: Këneta politike t’i marrë të keqen kënetës së Durrësit! Po e transformojmë përditë

Rama: Këneta politike t’i marrë të keqen kënetës së Durrësit! Po e transformojmë përditë