Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se sulmi i kryer nga grupi militant Hamas kundër civilëve në Izrael ishte një “akt terrori” dhe pasqyronte “një të keqe të lashtë”.
“Mëngjesin e së shtunës së kaluar, e gjithë bota u zgjua nga tmerri. Qindra njerëz të pafajshëm u vranë me gjakftohtësi.Terroristët e Hamasit vranë gra dhe fëmijë në shtëpitë e tyre”, tha von der Leyen të mërkurën në takimin javor të komisionerëve evropianë në Bruksel.
I ftuar në takim ishte ambasadori i Izraelit në BE dhe NATO, Haim Regev. Për luftën ai tha "është terrorizëm".
“Këta të pafajshëm u vranë për një arsye të vetme. Për të qenë hebrenj dhe duke jetuar në shtetin e Izraelit. Është një e keqe e lashtë, e cila na kujton të kaluarën më të errët dhe na trondit të gjithëve deri në palcë. Ne duhet të jemi të qartë në përcaktimin e këtij lloji tmerri. Është terrorizëm dhe është një akt lufte”, tha Regev, raporton CNN.
BE-ja duhej të sqaronte të hënën se pagesat e ndihmës për palestinezët nuk do të pezullohen në dritën e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, pasi një nga zyrtarët e saj kishte thënë se ndihma do të ndërpritet.
“Ndërsa unë dënoj fuqishëm sulmin terrorist të kryer nga Hamasi, është e domosdoshme të mbrohen civilët dhe të respektohet ligji ndërkombëtar humanitar”, tha të hënën Janez Lenarc, Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave.
Von der Leyen konfirmoi këtë të mërkurë (11 Tetor), duke thënë se mbështetja humanitare e BE-së për popullin palestinez “nuk është në pikëpyetje”. Ajo theksoi se BE-ja ka rishikuar ndihmën e saj financiare për Palestinën, mes shqetësimeve se ndihma mund të ndihmojë në financimin e Hamasit.
“Financimi i BE-së nuk ka shkuar dhe nuk do të shkojë kurrë për Hamasin apo ndonjë entitet terrorist. Kështu që ne tani do të rishikojmë përsëri të gjithë portofolin në dritën e një situate në zhvillim në terren”, tha von der leyen.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Gaza në terr, fiket centrali, vriten 11 anëtarë të OKB! Izraeli formon qeverinë emergjente, përgatitet për 'luftë me dy fronte' nëse sulmon grupi libanez Hezbollah
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
BE-ja bën thirrje për dialog dhe mbështet të drejtën për protesta paqësore në Serbi pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviç
28 Janar, 16:37
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
'Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe', Orban dhe Le Pen planifikojnë një miting në Madrid sipas modelit të Trump
28 Janar, 07:37
-
Lukashenko fiton mandatin e shtatë në Bjellorusi, BE-ja i cilëson votimet si të rreme
27 Janar, 09:49
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28