Von der Leyen viziton Kievin: Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë

Von der Leyen viziton Kievin: Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë

Ursula Von Der Leyen dhe Volodymyr Zelensky

1663308730_63141050403.jpg

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen vizitoi Kievin të enjten, ku gjatë konferencës së përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, vlerësoi përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në BE.

Ajo theksoi se Ukraina mund të mbështetet te vendet e BE-së dhe aleatët.

“Duhet të them, se procesi i anëtarësimit është në rrugë të mbarë. Është impresionuese të shohësh, se me çfarë shpejtësie, vendosmërie dhe saktësie po avanconi ju. Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë në krah të saj.

Zhelensky, nga ana e tij, tha se Ukraina dëshiron të hyjë përpara anëtarësimit të synuar në BE në tregun e brendshëm, që mundëson qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

“Unë jam i sigurt, se kjo do të ndodhë dhe do të jetë një ndër fitoret më të rëndësishme të vendit tonë”, u shpreh ai.

BE-ja në qershor 2022 e pranoi zyrtarisht Ukrainën si vend kandidat për në BE. Bisedimet e mëtejshme mund të fillojnë vetëm pasi vendi të ketë zbatuar reformat në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal javën e kaluar në Bruksel deklaroi se vendi i tij deri në fund të vitit do të përmbushë kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putini forcon mbrojtjen! Ukraina: Një varr masiv u gjet në Izyum, qytetin e çliruar! Kanë shenja torture, litarë rreth qafës dhe duar të lidhura


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)