Vonesa të trageteve për shkak
të motit në portin e Durrësit

Vonesa të trageteve për shkak <br />të motit në portin e Durrësit
Mbrëmjen e djeshme 3 tragete të linjës së Barit kanë mbërritur me vonesë dhe shkak për këtë është bërë deti i trazuar . Rreth 3500 pasagjerë kanë pritur gjatë gjithë natës në portin e Durrësit, ku mungesa e ambienteve për të qëndruar si edhe kushtet e motit e kanë bërë më të vështirë qëndrimin.Ndërkohë që investimi dhe rregullimi për terminalin e pasagjerëve nuk ka përfunduar. Mësohet se tragetet janë nisur drejt barit rreth orës 6 të mëngjesit , ndërkohë që kapiteneria e portit të Durrësit njoftoi se në vazhdim do të kishte një përmirësim të kushteve për lundrim. Ky përmirësim pritet të sjellë normalizimin e udhëtimit të trageteve drejt porteve italiane.Gjithashtu edhe përsa i përket portit të Vlorës kemi një normalizim të situatës, pas problemeve për ankorim të dy ditëve të fundit .

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia