Kategoria e Parë e futbollit ka mësuar kalendarin e fazës së tretë, asaj finale ku do përcaktohen dy skuadrat që ngjiten direkt në Superligë, kampionen si edhe katër ekipet që do përballen në play-off për një shans të shtuar drejt elitës. Gjithashtu pas 11 javëve pasardhëse do mësohen verdiktet edhe në zonën e ftohtë.
Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në Superliga. Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të renditur në Superligë.
Pas javës së 22-të, ose fundit të fazës së dytë, Vora me 54 pikë prin renditjen, ndjekur nga Flamurtari me 52 pikë. Besa, Burreli, Pogradeci dhe Lushnja për momentin ndodhen në zonën play-off, ndërsa Korabi, Kukësi, Valbona dhe Erzeni në zonën e ftohtë.
Java e 23-të do të luhet të shtunën dhe të hënën, për të vijuar më pas me raundet e tjera.
Komente










