VORË- Ambientet e një magazine ishin përshtatur për kultivim kanabisi në Marikaj të Vorës. Llambat dhe pajisjeve të tjera të laboratorit të kanabisit furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Policia ka shpallur në kërkim Klodian Kalemin si personin që dyshohet se ka mbjellur bimët me kanabis në Marikaj të Vorës, ndërsa bashkëshortja e tij Arjana Kalemi është proceduar në gjendje të lirë, mëson Report Tv.
Çifti i bashkëshortëve ishin me origjinë nga Tepelena dhe kishin pak vite që jetonin me qira në një banesë në Marikaj, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema. Ngjitur me shtëpinë kishin edhe magazinën që e kishin përshtatur në ambient për kultivim droge me llampa. 46-vjeçari Klodian Kalemi nuk është gjetur në banesë në momemtin e kontrollit, ndërsa bashkëshortja e tij 44 vjeçe ka thënë se nuk kishte në dijeni se ku ndodhej.
Transformimi i magazinës
Në videon e ndarë nga Policia shihet edhe se si është përshtatur ambienti i brendshëm i një magazine me llamba për kultivimin e kanabisit, ndërsa në ambiente të ndara shihen edhe kanabisi i kultivuar si edhe fidanët që janë në proces rritjeje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se në Marikaj, një shtetas kishte përshtatur një ambient (magazinë), për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Marikaj 2", njofton policia.
Policia ka arrestuar dhe punonjësin e OSHEE, Lulzim Shetelit pasi akuzohet se nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.
Por faturisti i arrestuar për shpërdorim detyre ka pohuar se nuk ka pasur asnjë dijeni që në magazinë kultivohej kanabis me llampa.
Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Report Tv sjell video nga shtëpia e barit në Vorë, e cila u zbulua ditën e sotme ndërsa autori është ende në kërkim. Siç shihet edhe nga pamjet, ngjitur me shtëpinë çifti kishte edhe magazinën që e kishin përshtatur në ambient për kultivim droge me llapma. 46-vjeçari Klodian Kalemi nuk është gjetur në banesë në momentin e kontrollit, ndërsa bashkëshortja e tij 44 vjeçe ka thënë se nuk kishte në dijeni se ku ndodhej.
Policia ka shpallur në kërkim Klodian Kalemin si personin që dyshohet se ka mbjellur bimët me kanabis në Marikaj të Vorës, ndërsa bashkëshortja e tij Arjana Kalemi është proceduar në gjendje të lirë, mëson Report Tv.
Çifti i bashkëshortëve ishin me origjinë nga Tepelena dhe kishin pak vite që jetonin me qira në një banesë në Marikaj, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Ngjitur me shtëpinë kishin edhe magazinën që e kishin përshtatur në ambient për kultivim droge me llampa. 46-vjeçari Klodian Kalemi nuk është gjetur në banesë në momemtin e kontrollit, ndërsa bashkëshortja e tij 44 vjeçe ka thënë se nuk kishte në dijeni se ku ndodhej.
Faturisti Lulzim Sheteli i arrestuar për shpërdorim detyre ka pohuar se nuk ka pasur asnjë dijeni që në magazinë kultivohej kanabis me llampa.