Vorio Epiri në konferencën greke
Idrizi:Bëj notë protestë,Bushati: Jo!

Vorio Epiri në konferencën greke<br />Idrizi:Bëj notë protestë,Bushati: Jo!
TIRANE - Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka rikthyer çështjen çame në debatin e seancës plenare të së enjtes në të cilën i kërkoi ministrisë së Jashtme të bëjë notë proteste në lidhje me përdorimin e termit Vorio Epir nga  ministria e Jashtme greke. Në replikë Bushati tha se kemi të bëjmë me një çështje diplomatike dhe juridike. “Nuk bëj notë proteste as verbale. Të nxitemi të gjithë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët 

Idrizi: "Dy ditë më parë Ministrja e Jashtme greke zhvilloi një konferencë shkencore për çështjen came dhe marrëdhëniet shqiptaro- greke. U fold he për të ashtuquajturën irridentizëm shqiptar për qëndrimin historic grek kundër për çështjen çame dhe për të ashtuquajturën Vorio Epir. Shteti grek jo vetëm që e di çështjen came që ekziston dhe kërkon zgjidhje por po merr të gjitha masat ligjore të ketë argumenta ligjorë kundër saj. Fqinjët tanë vazhdojnë të jenë tejet seriozë në shovinizmin e tyre ani se kush është në pushtet

Kjo histori rrëfen se shtetit shqiptar nuk është në lartësinë e duhur. Nuk ka asnjë konferencë shkencore të organizuar nga ministria e Jashtme për çështjen came, për të krijuar një dosje të plotë serioze me argument të fortë ligjor e juridik përballë Greqisë.

Së dyti Ministria e Jashtme greke zyrtarisht përdor një term irredentist si Vorio Epiri. Është fakt se Çamëria është territor gjeografik që shtrihet në dy shtete sot me shumicë shqiptare dikur, ndërsa  Vorio Eipiri nuk është territor gjeografik por shpikje politike e vitit 1914.Ministria jonë e Jashtme duhet të kundërveprojë menjëherë përballë këtij precedent të rrezikshëm të përdorimit të këtij termi irredentist që cënon tërësinë tokësore të Shqipërisë. Akoma më keq informacione të sigurta më thonë se i pranishëm në këtë konferencë ishte një diplomat i lartë shqiptar. Nëse kjo është e vërtetë kemi të bëjmë me një skandal.

Po ky zyrtari çfarë po bënte aty? Qëndroi si i ftuar që e rrahin dhe kënaqet me ndjenjat mazokiste apo akoma më keq e ndjen veten në një ndërthurje të çuditshme që duhet ti shërbejë interesit të shtetit tjetër dhe jo atij që përfaqëson. Unë nuk besoj se ky është concept diplomatic I ministrisë sonë të Jashtme. I drejtohem ministrit Bushati.

Ka një fjalë që qeveritë shqiptare e harrojnë, reciprociteti. Ka një fjalë që qeveritë shqiptare e harrojnë, reciprociteti. Kjo konferencë na ngre disa pyetje që ju duhet ti përgjigjeni. Greqia po përgatitet me konferenca zyrtare shtetërore për të mbrojtur qëndrimin e saj ndaj çështjes çame, po ministria jonë e Jashtme kur e ka në plan të shkruajë një letër të qartë apo të hedhë në letër dosjen për çështjen came me fakte kokëforta historike bazuar në konferenca shkencore të realizuara prej jush. Greqia madje merr guximin e shkon në kundërsulm."


Nga foltorja e Kuvedit, Idrizi tha se shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë jo vetëm në mbrojtje të çamëve, por edhe të emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke përmendur premtime si ngritja e varrezave, hapja e shkollave e toponimet. Ndërkohë kanë nisur replika me ministrin Bushati lidhur me çështjen dhe problematikat mes Greqisë dhe Shqipërisë

Ora 11:48 Bushati: Te flasim me fakte, nuk bëj notë proteste as verbale.
Në përgjigje të kritikave të forta të Idrizit, ministri Bushati i cili mbajti fjalë në kuvend menjëherë pas tij, tha se Shqipëria po ndjek politikën e hapava të vjegjël për ta ndjekur çështjen hap pas hapi, ndërsa e vlerësoi Greqinë si një partner strategjik të vendit. Por kjo sipas tij nuk do të thotë se ka dakordësi për të gjitha çështjet, përfshirë edhe atë çame që Idrizi ngriti në seancë. 

"Duhet t’i drejtohemi fakteve dhe të tregohemi realist, jo të ndjekim politikën e bubuzelave!", tha ministri Bushati duke shtuar 

Ligji i luftës?
Ekziston ligji, për disa vite i mohuar nga pala greke dhe pas listimit dhe depozitimit të shqetësimit në mënyër konsistente sot është fakt se Greqia e pranon por arrin në përfundimin për të gjetur rrugëdaljet më të mira për të shfuqizuar ligjin e luftës.  Kjo do të shoqërohej me çlirim të energjive positive mes dy vendeve por kjo do të kishte efekt të ndjeshëm për pronat e shqiptarëve që janë sekuestruar  

Varrezat?
Të jemi të kujdeshëm e të ndajmë nderimin për të rennet me detyrimet që kanë e marrin përsipër  shtetet. Kjo është marrëveshje e nënshkruar nga qeveria paraardhëse, që ne do të donim të kishte terma më garantist për ne, por fakti që është nënshkruar nga qeveria paraardhëse dhe nuk është shfuqizuar nga asnjë institucion shtetëror si marrëveshja e detit nuk do të thotë që ne nuk do ta zbatojmë. Ne I përmbahemi zotimit të shtetit shqiptar. E shohim të lidhur me një sërë hapash të tjerë që do të krijonin kushtet e përshtatshme për të zbatuar në gërmë e në frymë marrëveshjen

Ligji I luftës?
Ekziston ligji, për disa vite i mohuar nga pala greke dhe pas listimit dhe depozitimit të shqetësimit në mënyër konsistente sot është fakt se Greqia e pranon por arrin në përfundimin për të gjetur rrugëdaljet më të mira për të shfuqizuar ligjin e luftës.  Kjo do të shoqërohej me çlirim të energjive positive mes dy vendeve por kjo do të kishte efekt të ndjeshëm për pronat e shqiptarëve që janë sekuestruar  

Varrezat?
Të jemi të kujdeshëm e të ndajmë nderimin për të rennet me detyrimet që kanë e marrin përsipër  shtetet. Kjo është marrëveshje e nënshkruar nga qeveria paraardhëse, që ne do të donim të kishte terma më garantist për ne, por fakti që është nënshkruar nga qeveria paraardhëse dhe nuk është shfuqizuar nga asnjë institucion shtetëror si marrëveshja e detit nuk do të thotë që ne nuk do ta zbatojmë. Ne I përmbahemi zotimit të shtetit shqiptar. E shohim të lidhur me një sërë hapash të tjerë që do të krijonin kushtet e përshtatshme për të zbatuar në gërmë e në frymë marrëveshjen.

Ju sqaroj që ne nuk mund të bëjmë notë proteste, me gjithë respektin për ju dhe kauzën në Kuvend. Sepse është detyra e ministrisë së Punëve të Jashtme në të gjithë botën që të mbajnë kanale të hapura komunikimi për një çështje të caktuar, siç e dëshmon dhe kjo konferencë, se më vjen keq që e bëni lajm. Më vjen mirë që diskutohet se tregon seriozitetin e Greqisë në raport me Shqipërinë”


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)




 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?