Këtë herë pre e grabitësve ka rënë këmbanarja 300 vjecare e kishës së “Shën Marisë” si dhe disa ikona dhe orendi kishtare të vjetra në kishën e “Shën Thanasit”, e cila plackitet për të gjashtën herë brenda një harku të shkurtër kohor. Objektet e kultit me vlera të rralla historike dhe kulturore janë grabitur gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ndërsa janë konstatuar nga roja në orët e para të mëngjesit. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të cilat kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke shoqëruar në polici dhe shumë banorë të zonës, por ende asnjë autor konkret i ndaluar. Kisha e “Shën Marisë” që daton prej shek.XVIII mbart vlera të rralla historike dhe kulturore dhe para disa muajsh i ishte nënshtruar restaurimit për ta kthyer në identitet. E kontaktuar nga A1 Report Dr e Monumenteve të Kulturës, Korcë, Jorida Nemacka është shprehur se pavarsisht se është në dijeni të grabitjes do të prononcohet në fund të javës.
Për të shmangur vjedhjen e monumenteve të kultit një vit më parë Dr e Monumenteve të Kulturës,Korcë instaloi dhe sistem alarmi që mesa duket nuk ka dhënë rezultat.
Ndërkohë edhe pse grabitja e monumenteve të kultit në këtë zonë është kthyer në“traditë” nuk ka ende një autor.
(di/ns/shqiptarja.com)
