VOSKOPOJË - Voskopoja vitet e fundit është kthyer në një ambient shumë i veçantë për turizmin malor. Pozita gjeografike e përshtatshme e ka shndërruar në një pikë të kërkuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga ato të huaj. Turistët një interes të veçantë shprehin jo vetëm për bukuritë natyrore dhe klimën e përshtatshme, por edhe për vlerat unike kulturore që fshihen në kishat, shtypshkronjën, si dhe në gërmadhat e objekteve të vjetra, ku fshihen vlera, kulturë dhe dije shekullore. Ndaj kjo qytezë që ka qenë vatër e qytetërim është më e preferuar kryesisht nga persona vip, të cilët vitet e fundit kanë preferuar që të festojnë Vitin e Ri në petkun e bardhë të borës.
HISTORIKU
Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm, që daton prej vitit 1330. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme, nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, 1720, artizanat të zhvilluar e tekstile. Ajo shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje si Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com