Votë pro Veliajt,këshilltarja e LSI
i sulet Kryemadhit:S'më inspiron

Votë pro Veliajt,këshilltarja e LSI<br />i sulet Kryemadhit:S'më inspiron<br>
Këshilltarja e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Bora Panajoti, ka reaguar për votën e saj pro buxhetit të vitit 2018 për kryeqytetin. Duke shpjeguar arsyet pse votoi pro Veliajt për buxhetin, këshilltarja Bora ka dhe një mesazh për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, teksa i kërkon asaj të mos i masë të tjerët me metrin e saj.

Ajo tregohet tepër e ashpër ndaj Kryemadhit, kur shkruan se nuk ne ndjek një lider që nuk e inspiron, ndërsa i kujton asaj kohët kur thoshte që dhe vajza e saj, Bora, të bëhej si këshilltarja e LSI. Më tej, Panajoti vlerëson punën e kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa sqaron se nuk mund të dilte kundër buxhetit, kur janë ndërtuar të gjitha rrugët, për të cilat ajo ka ngritur zërin.

Reagimi i plotë i këshilltares Bora Panajoti:
Pse votova Pro buxhetit të Tiranës? Së pari, votova buxhetin sepse detyra ime si këshilltare ishte që me datë 21 Dhjetor, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, të isha në sallën e këshillit bashkiak dhe jo në protestë për të mbështetur deputetët. Mbrëmjen e datës 20 u njoftova me mesazh që grupi i këshilltarëve kishte vendosur të mos shkonin në mbledhje me motivacionin që nuk kishin pasur kohë të bënin dëgjesat publike e të lexonin materialet e buxhetit për shkak të situatës politike. Kjo është papërgjegjshmëri duke qënë se materialet na kishin ardhur brenda afateve dhe sepse detyra parësore e secilit prej këshilltarëve është të jenë zëri dhe dora e qytetarëve në këshill. Për këtë na kanë votuar, kjo është detyra jonë.

Së dyti, unë në Këshillin Bashkiak hyra me votat e zonave rurale "ish komunave". Buxheti që unë votova është një buxhet ku i jepet përparësi zhvillimit të këtyre zonave. Për 1 vit rrjesht, në cdo fjalë që kam mbajtur, kam kërkuar me ngulm të bëhej rruga e Krrabës e ura e Qehasë në Petrelë. U bënë! Si mundem unë të dal para atyre që më votuan dhe t'i them që unë bojkotova buxhetin e tyre, që bojkotova rikonstruksionin e rrugës Agallarët në Farkë, shkollën e re që do bëhet në fshatin Mihajas, rikonstruksionin e shkollës së Bërzhitës? Nuk munda dot. Edhe 100 herë të vihem para një vendimarrje të tillë, të 100 herët do zgjedh qytetarët dhe jo lojrat politike.

Së fundmi, dua t'i drejtohem ish kryetares sime, znj. Kryemadhi për t'i kujtuar që unë nuk jam "ajo goca", unë jam Bora që ti, deri dje, u thoje qytetarëve nëpër takime që isha studentja e shkëlqyer dhe që dëshiroje që edhe Bora vajza jote, të bëhej si unë.

Dua të të jap një këshillë që e ka shprehur aq bukur populli "Mos i mat të tjerët me metrin tënd". Mua nuk me intimidon dot me deklaratat e tua për një arsye të vetme sepse unë hyra në rrugën e politikës për t'i shërbyer sadopak vendit tim. Mua nuk më blen dot askush as me lekë e as me karrige se kam që nga mosha 17 vjeç që nuk e kam lënë për asnjë ditë punën e njëkohësisht shkollën me rezultate të larta. Karrierën time e shoh në profesionin tim, ajo është pika ime e fortë. Por e kam edhe unë një të metë. E meta ime është se nuk eci dot në rrugën e një lideri që nuk më inspiron e nuk është një shembull i mirë për mua.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike