Vota 20 mijë lekë në përgjimet e 'Zogut të Tiranës'/ PD reagon pas lajmit të Shqiptarja.com: SPAK t'i japë fund krimit elektoral

 Vota 20 mijë lekë në përgjimet e 'Zogut të Tiranës'/ PD reagon pas lajmit të Shqiptarja.com: SPAK t'i japë fund krimit elektoral

Gazment Bardhi

TIRANE- Pas Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të Zogut të Tiranës, Hermes Nikaj në Shqiptarja.com i cili telefonohet nga Dajana Shabani,e cila i kërkon “Zogut” që në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra të shkojë të votojë në qendrën e votimit në shkollën Qemal Stafa në Tiranë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se ky përgjim zbuloi se për të nxitur qytetarët të votojnë, janë paguar 20 mijë lekë, ndërkohë që në këtë skandal është përfshirë edhe një prezantuese televizive. Bardhi shkruan se SPAK duhet t'i japë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit përmes dosjes për blerjen e votës në votimet e 30 qershorit.

"Në çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë,  kur heton krimin e organizuar apo kur heton një rrjet prostitucioni, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron.

Përgjimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostitucioni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.

Sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet prokurorisë së kontrolluar prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që ble e vjedh vota nuk do të ndëshkohet.

Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit elektoral!

Dosje si kjo e Tiranës, apo famëkeqet 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama, si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e te ndershme, është nevojë urgjente për Shqipërinë", tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 30/12/2019 14:46

    Obobo ksh flet ky bakalaroja qe i eshte bere marmida llamarinke krejt nga perdorimi shumte.

    Përgjigju
  • Haha: 30/12/2019 14:04

    Sivllau i Zogut te Tiranes dy homo

    Përgjigju
  • GAZMEND ZOGU: 29/12/2019 17:26

    O gazmend ziu çfar ndryshimi ke ti nga zogu ? Ti je më keq se zogu i Tiranës o gazmendi nanës. Të paktën zogu i Tiranës dihesh që ishte zog kurse ti e ma veten për burr po ti je grua o gazment zogu ciu ciu.

    Përgjigju
    • O tej: 30/12/2019 09:17

      Po lenin rehat Gazin au eshte kavajas by.... q....

    • Zogu: 29/12/2019 19:40

      Ky gazi si duket, gjelozon njashtu sikur edhe vasili i lsi

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!