Aplikimi për herë të parë i votës së diasporës përmes postës, po i shtrenjton zgjedhjet e 11 majit. Ilirjan Celibashi i kërkoi qeverisë, 9.3 milionë euro fond shtesë, pasi shifrat e regjistrimeve të diasporës, kanë kaluar çdo parashikim.

KQZ kishte fond rezervë 5 milionë euro, për të paguar postën për 100 mijë zgjedhës, por tashmë kjo shifër është dyfishuar.

Sipas, Komisionit, deri të martën e 4 marsit, mund të arrihet shifra e 250 mijë zgjedhësve të regjistruar nga jashtë. Ndaj për postën, Celibashi kërkon edhe 7.5 mln euro të tjera, duke e bërë faturën vetëm për këtë shërbim 12.5 mln euro.

KQZ ka kërkuar fond edhe për shërbime të tjera shtesë për zgjedhjet parlamentare, përfshirë edhe 870 mijë euro për votimin elektronik, që do të aplikohet në disa zona të qarkut Tiranë. 

Deri më tani, pranë komisionit kanë aplikuar 227 mijë emigrantë. 182 mijë janë pranuar, dhe mbi 39 mijë janë refuzuar. Numri i partive pjesëmarrëse në 11 maj, është 40, por ato mund të grupohen në koalicione deri në datën 3 mars.

Në ditën e fundit për paraqitjen e kërkesave për Komitete Nismëtare, nuk u paraqit asnjë kandidat i pavarur.

Shifrat financiare sipas KQZ:
-7.5 mln euro për shërbimin postar 
-263 mijë euro për sistemet TIK-kamera etj.
-61 mijë euro baza materiale 
-300 mijë euro fushata informuese 
-280 mijë euro paga e sigurime për punonjësit e përkohshëm 
-870 mijë euro suport për votimin elektronik 
-105 mijë euro rikonstruksion i sallës së serverave

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë