Vota e emigrantëve, PS-LSI me
propozime të ndryshme për Kodin

Vota e emigrantëve, PS-LSI me<br />propozime të ndryshme për Kodin
TIRANË - Mazhoranca është angazhuar për gjetjen e zgjidhjes ligjore që do të mundësojë votimin e emigrantëve në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Dy partitë kryesore, PS dhe LSI e kanë këtë çështje pjesë së programit të tyre qeverisës, por së fundmi kryeministri Rama është shprehur publikisht se kjo do të jetë një sfidë e madhe e kësaj mazhorance, e cila do të përpiqet ta realizojë atë brenda vitit 2017. Edhe LSI është entuziaste për këtë çështje, por dy partitë ndahen sa u takon propozimeve konkrete se si do të bëhet votimi nga ana e emigrantëve. Burime brenda Partisë Socialiste, thanë se kjo parti, mbështet modelin britanik, i cili u mundëson shtetasve jashtë atdheut, të drejtën e votës përmes postës. Në këtë rast, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të duhet të dërgojë fletë votimi edhe në ambasadat tona jashtë atdheut, të cilat do të menaxhojnë votimin në diasporë. Ambasada, e cila ka hartuar listën e emigrantëve shqiptarë me të drejtë vote, dërgon fletë votimi me postë në adresat përkatëse të çdo qytetari shqiptar. Letra dërgohet në një zarf të personalizuar dhe konfidencial, dhe qytetari pasi merr fletën e votimit, e plotëson atë, e mbyll në një zarf, dhe e poston në adresë të ambasadës shqiptare në shtetin ku jeton.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën