Vota e socialistëve kundër arrestimit të Saimir Tahirit, i bërë publik mëngjesin e sotëm nga kryeministri Rama, ka revoltuar partitë opozitare, PD dhe LSI. Në lidhje me qëndrimin e tyre në vazhdim, deri të mërkurën ku do mblidhet seanca plenare për Tahirin, Monika Kryemadhi tha se do të vendosin grupet parlamentare të dy partive opozitare.
E pyetur nga gazetarët, në daljen e saj për media, se pse anëtarët e LSI morën pjesë në Komisionin e Ligjeve, ndërsa demokratët bojkotuan, Kryemadhi tha se PD është aktualisht në mbledhje grupi, ndërsa LSI do ta mbledhë në orën 13:00. Më tej, shtoi ajo do jenë dy grupet që do institucionalizojnë qëndrimin dhe krerët e dy partive.
/Shqiptarja.com

"Partia Demokratike aktualisht është në mbledhje grupi, ndaj deputetët e PD nuk kanë qenë në mbledhjet e komisioneve, sepse ka qenë një mbledhje urgjente. Ne në orën 13.00 si LSI kemi mbledhjen e grupit për të vendosur përsa I përket vendimeve. Jam e bindur që në të dyja partitë, qoftë në PD, qoftë në LSI do të vendosin grupet parlamentare, jo kryetarët e partive. Paraprakisht kemi rënë dakord, por tani do ta institutionalizojmë, pasi ka ardhur koha që opozita të institucionalizojë çdo veprim të saj", tha Kryemadhi.
d.c./shqiptarja.com