Vota e Shqipërisë kundër SHBA,
analisti amerikan: S'do ketë pasoja

Vota e Shqipërisë kundër SHBA,<br />analisti amerikan: S'do ketë pasoja<br>
Nuk besoj se votimi në OKB, nga ana e Shqipërisë, në favor të rezolutës që hodhi poshtë  vendimin e administratës Trump për të qenë Jeruzalemi kryeqyteti i Izraelit do të ketë pasoja.

Vlerësimi për të shumëlakuarën votë pro rezolutës kundërshtuese të këtij akti, që ndezi akuza të ashpra të opozitës, ndaj mazhorancës qeverisëse shqiptare , vjen nga analisti Daniel Serëer, studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin, Johns Hopkins,

I pyetur nga radioja “Zëri i Amerikës” si do ta gjykonte ai votën e Shqipërisë, ndërkohë që administrata Trump kishte paralajmëruar se do të kishte pasoja për ato vende që nuk mbështetën qëndrimin amerikanm z. Serëer u shpreh:

“ Nuk besoj se do të ketë pasoja. Mendoj se ishte një kërcënim i zbrazët. SHBA sigurojnë shumë rezultate të mira në OKB. Vetëm javën e kaluar, SHBA siguruan një rezolutë mjaft të mirë që impononte sanksione të reja kundër Koresë së Veriut. Nuk mendoj se OKB-ja do të ndëshkohet dhe as Shqipëria. Mendoj se ishte diçka që ia ulte reputacionin administratës së Shteteve të Bashkuara duke bërë një kërcënim të tillë. Ata duhet ta kishin parashikuar se do të kishte një kundërshtim të fortë ndaj vendimit për Jeruzalemin dhe duhet ta kishin pranuar këtë. Kjo rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme nuk ka fuqi ligjore, pra në fakt nuk ka ndonjë peshë. Ishte gabim nga ana e amerikanëve që i vunë asaj një theks aq të madh. Nëse nuk do ta kishin bërë këtë, rezoluta do të ishte miratuar qetësisht dhe askush nuk do ta kishte vënë re”./Zëri i Amerikës

Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike