‘Vota juaj e pseudo Primareve u bë objekt talljeje’, Rama-demokratëve: Jepini një mësim bufit të kënetës, votoni për Shqipërinë në BE më 11 Maj

 

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje demokratëve që u zhgënjyen nga Primaret që t’i japin një mësim Sali Berishës dhe të votojnë për PS më 11 Maj, jo për t’u bërë socialist, por për të ardhmen e tyre në BE.

“Iu them atyre që janë në kategorinë, të gjithë që në primare dolën fitimtarë dhe bufi...dhe të gjitha ta që votuan për këta, iu them se kurrë nuk ka për të hapur hajër asnjë zgjedhje e lirë e juaja, apo votim i juaji për sa kohë nuk do të thani kënetën. Askush nuk iu fton dhe nuk iu thotë se 11 Maj hajde merreni testerin e PS, apo bëhuni socialist apo ndërroni bindje.

Por ama me 11 maj edhe për arsyen tuaj tërësisht personale, që vota juaj e atyre pseudoprimareve është bërë objekt i një talljeje të madhe dhe ata që ju zgjodhët humbën rrugës, ju duhet të votoni 5, që me votë të investoni për Shqipërinë në BE dhe të merrni pasaportën e Shqipërisë Evropiane dhe t’i jepni një mësim bufit të kënetës dhe gjithë asaj kënete duke treguar se nuk jeni numëror topi, por kur e ktheni votën në anën tjetër ata ngelen komplet pa asnjë mundësi për të bërë sikur fituan. “, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës së re! I mençur është bufi i kënetës, jo ai i Tiranës! Kullufiti Dash Sulën, 'gjeli i detit' mbeti rrugëve


Xh.D/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un