Vota kundër në OKB, ambasadorja
e SHBA-së: Do ta mbajmë mend

Ambasadorja e SHBA në OKB ka reaguar në një konferencë për mediat pasi 128 vende votuan kundër vendimit te presidentit Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Nikki Haley tha se SHBA do të vendosë ambasadën e saj në Jeruzalem pavarësisht nga rezultati i votimit. “Kjo është ajo që qytetarët amerikanë duan që ne të bëjmë dhe kjo është gjëja e duhur për të bërë”, tha Haley.

“Ky votim nuk do të bëjë një ndryshim në atë se si amerikanët e shikojnë OKB-në”, tha ajo. “Dhe ky votim do të mbahet mend”, shtoi ajo. Deklaratat e Haley pasuan një kërcënim nga vetë presidenti amerikan Donald Trump, i cili përmendi votimin e OKB-së në një mbledhje të kabinetit qeveritar të mërkurën. “Ne po i shikojmë ato vota”, tha Presidenti. “Le të votojnë kundër nesh, ne do të kursejmë më shumë, nuk na intereson”. 

OKB ka votuar sot me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenim projektrezolutën që rrëzon vendimin e Trump për të shpallur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Shqipëria është rreshtuar krah vendeve që votuan kundër SHBA. Sipas rezultatit të votimit, mes 9 shteteve që kanë votuar kundër rezolutës kanë qenë SHBA dhe Izraeli, ndërsa në 35 vendet që abstenuan është edhe Kanadaja. Rusia dhe Kina kanë votua pro rezolutës dhe kundër vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. Ky vendim i presidentit amerikan ka sjellë një valë protestash në Lindjen e Mesme ku janë shënuar edhe viktima në radhët e palestinezëve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe, shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe, shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë