Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka rikthyer kohën e Hoxhës me votimin kundër SHBA në OKB. Ai u shpreh se SHBA e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja e hartës së Europës, por qeveria shqiptare votoi kundër.

“21 Janari do të hyrë... 21 Dhjetori do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita e zezë, kur bijë e etërve mizorë rikthen në OKB votën e Enver Hoxhës kundër shtetit, kundër kombit që ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e shqiptarëve, që e shpëtoi nga zhdukja e hartës së Europës.

Këta mashtrues, që duan të mbrojnë aktin e tyre të shëmtuar, me pafytyrësi absolute gënjejnë shqiptarët. Sapo tha ministri që të gjitha vendet kandidate të BE votuan për rezolutën. Këta nuk kanë fytyrë, por burri është burrë dhe mban përgjegjësi, nuk futet si mi nëpër vrima dhe mashtron qytetarët se nuk ia kërkoi njeri” u shpreh Berisha.

d.b/shqiptarja.com