Vota kundër SHBA në OKB
LSI: Tjetër '21 dhjetor' i Ramës

Vota kundër SHBA në OKB<br />LSI: Tjetër '21 dhjetor' i Ramës<br>
Zv/kryetari i LSI, Luan Rama akuzon ashpër kryeministrin lidhur me votën e Shqipërisë pro rezolutës së Egjiptit në OKB. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se kryeministri Rama i dha Shqipërisë një tjetër 21 dhjetor (duke iu referuar emërtimit të kryeqëzimit të 21 dhjetorit), duke qenë se rezoluta e OKB për Jeruzalemin u votua më 21 dhjetor të vitit që lamë pas.

"E si të mos na mjaftonte 21 dhjetori i parë i Stalinit, Edi Rama i dha Shqipërisë edhe një 21 dhjetor të dytë, 21 dhjetorin e dytë të Edi Ramës, si një referencë tjetër turpi, e më shumë se kaq, edhe si referencë pabesie e mosmirënjohjeje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan zv/kryetari i LSI. 

Reagimi i plotë:
Prej 21 dhjetorit, në 21 dhjetor dhe Edi Rama në mes!...
Eshtë një shesh në Tiranë që të gjithë e njohin si “21 dhjetori” e këtë adresë të japin sa herë i referohen atij, emërtim i lidhur me faktin se aty pranë gjatë viteve të ndërtimit të socializmit, gjendej ndërmarrja e ndërtimit “21 dhjetori”, e pagëzuar kështu në kujtim të ditëlindjes së Stalinit.
Edhe pse Shqipërinë e sotme nuk e lidh më asgjë me Stalinin, 21 dhjetori i ditëlindjes së tij vazhdon të jetë toponimi i atij sheshi, si një referencë turpi prej një historie të shkuar!

E si të mos na mjaftonte 21 dhjetori i parë i Stalinit, Edi Rama i dha Shqipërisë edhe një 21 dhjetor të dytë, 21 dhjetorin e dytë të Edi Ramës, si një referencë tjetër turpi, e më shumë se kaq, edhe si referencë pabesie e mosmirënjohjeje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me votën e Shqipërisë kundër nismës së Presidentit të SHBA në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit! 

luan rama

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë