Vota kundër SHBA, Vasili:Turp që
nuk zhbëhet,faj historik i qeverisë

Vota kundër SHBA, Vasili:Turp që<br />nuk zhbëhet,faj historik i qeverisë<br>
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka komentuar sërish votën e Shqipërisë kundër SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Vasali e ka cilësuar një turp të qeverisë këtë votë kundër Amerikës në OKB.

Sipas tij, qeveria votoi kundër SHBA dhe çdo alibi e shpëlarë e saj vetëm sa e rëndon këtë faj historik. Në ‘Facebook’, Vasili shkruan se asnjë shqiptar nuk është në krah të qeverisë kur ajo voton kundër Amerikës, duke shtuar se arsyet e errëta të këtij votimi antiamerikan janë të qarta dhe qëllimkëqija.

“Qeveria kunder Amerikes ne OKB, ky turp i saj nuk zhbehet. Qeveria votoi kunder Amerikes dhe kete nuk e luan topi. Cdo alibi e shpëlarë e qeverise vetem se e rendon kete faj historik te saj. Asnje shqiptar nuk eshte ne krah te qeverise kur ajo voton kunder Amerikes. Arsyet e erreta te ketij votimi antiamerikan te qeverise jane te qarta dhe qellimkëqia.

Cdo avokati e ketij turpi qe nuk zhbëhet dot eshte po aq e erret sa edhe vete arsyet e erreta te qeverise kapur per te votuar haptas kunder Amerikes. Denoncimi i forte, pa komplekse dhe pa kompromis i ketij turpi eshte i vetmi qendrim i ndershem ne te mire te Shqiperise dhe ne dem te klikes antiamerikane qe qeveris vendin dhe te gjithe zedhenesve te saj politikë e parapolitikë”, shkruan Vasili.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike