Vota kundër SHBA, Çollaku: Ja
pasojat që do ketë Shqipëria

Vota kundër SHBA, Çollaku: Ja<br />pasojat që do ketë Shqipëria<br /><br>
Qëndrim të turpshëm dhe pazar e ka cilësuar ish-zv/ambasadori shqiptar në SHBA, Kreshnik Çollaku, votën e Shqipërisë kundër Uashingtonit në OKB, për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, qëndrim i cili sipas tij ka qenë njësoj si Rusia dhe Kina. Shefi i departamentit për politikën e jashtme në PD, tha në një lidhje telefonike për Report Tv se Tirana zyrtare duhet të ishte renditur përkrah aleatit strategjik, pasi një qëndrim i tillë do ketë pasoja për politikën e jashtme por edhe faktorin shqiptar në rajon. 

"Qëndrim i turpshëm. Për herë të parë pas 27 vitesh Tirana rreshtohet kundër SHBA, një veprim sharlatanesk dhe mosmirënjohje kombëtare ndaj SHBA-së, çliruesve të gjysmës së kombit shqiptar. Kjo nuk është një votë që do kalojë lehtë, është një votë që do sjellë komplikime në politikën ndërkombëtare. Shqipëria sot po sillet me SHBA njësoj si Shqipëria e Enver Hoxhës. Trump ka paralajmëruar se do monitorojë vendet që do votojnë kundër dhe rishikojnë marrëdhëniet me vendet që dalin kundër atij vendimi, do ndërpresin ndihmat financiare, programet e financimeve. Ambasadorja e SHBA në OKB ka deklaruar se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare. Kur partneri strategjik thotë se jam përkrah teje, këta shkojnë pas interesave dhe pazareve të disa sekserëve rajonalë dhe ndërkombëtarë. Shqipëria sot është rreshtuar përkrah Rusisë, Kinës, në krah të vendeve që s'kanë asnjë lidhje dhe demonstrojnë politikën anti-SHBA", u shpreh Çollaku. 

Duke komentuar deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme se Shqipëria votoi sipas linjës së BE, Çollaku tha se ky është një qëndrim frikacak. "Deklarata e MEPJ është një deklaratë frikacakësh, fshihet pas qëndrimit të BE. Njësoj si Shqipëria kundër SHBA, kanë votuar Rusia, Kina dhe vendet e tjera të cilat janë kundër politikës amerikane", tha ish-zv/ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Kreshnik Çollaku. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike