Vota kundër SHBA,diplomati
Gjoka:S'ndikon marrëdhëniet

Vota kundër SHBA,diplomati<br />Gjoka:S'ndikon marrëdhëniet<br /><br>
Vota e Shqipërisë kundër SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetit i Izraelit ka hapur një debat të fortë në politikën shqiptare. Drejtori i Drejtorisë së Organizatave Ndërkombëtare, Sokol Gjoka, është përplasur me kreun e Partisë Republika, Fatmir Mediu, teksa deklaroi se vota e Shqipërisë nuk ndikon në marrëdhëniet me SHBA, ndërsa për Mediun krijon probleme të mëdha mes dy vendeve.

"Ne i jemi përmbajtur një qëndrimi tradicional të rezolutave të këtij këshilli. Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk varen nga votimi për Jerusalemin. Ky ishte një votim siç ndodh zakonisht me votimet e rëndomta në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me SHBA-në, nuk ka për të ndikuar aspak, këtë e them me siguri", deklaroi Gjoka.

Në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, Mediu tha se kryeministri Edi Rama duhet të kishte marrë mendimin e Presidentit Ilir Meta për këtë vendim. Më tej, ai kujtoi ndikimin e madh të Rusisë në Ballkan, duke thënë se për këtë Shqipëria do të jetë më e qartë me partnerët e saj.

“Duhej mendimi i Presidentit Meta. Sot Meta i ka çuar një letër Trump, ku ka theksuar se është një qëndrim i njëanshëm. Këto krijojnë probleme jo të vogla në marrëdhëniet mes dy vendeve. Nuk besoja se Shqipëria do të merrte një hap të tillë. Maksimalisht duhet të kishte një qëndrim abstenues. Pesha e Rusisë në Ballkan është jashtëzakonisht e madhe, për më tepër marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë krijojnë pikëpyetje të tjera. Ndaj dhe Shqipëria duhet të tregojë kush janë partnerët”, tha Mediu. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike