Vota në OKB, Vasili: A ka turp
kjo qeveri e ky kryeministër?

Vota në OKB, Vasili: A ka turp<br />kjo qeveri e ky kryeministër?<br>
Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me votën e shqipërisë në OKB, kundër vendimit të SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetit i Izraelit.

Vasili ka shkruar në Facebook se “vota antiamerikane e qeverisë në OKB nuk do as kallauz as përkthyes”. Postimin e tij Vasili e mbyll me pyetjen "A ka turp kjo qeveri dhe ky kryeministër?".

Statusi në Facebook i Petrit Vasilit
Vota antiamerikane e qeverise ne OKB nuk do as kallauz as perkthyes.

Sufleret e qeverise u shqyen qe te perkthejne ate, qe tha shume qarte Trumpi per ata qe do votonin kunder Amerikes ne OKB.

Po ky Kryeministri i leqendisur, qe ka taposur gojen dhe nuk flet dot, kaq te madh e paska hallin qe ja paska dhene gojen me qira ca e ca kallauzeve.

Po ç'mund te flase kryeministri, turpi antiamerikan qe duket sheshit nuk do as kallauz as perkthyes.

Presidenti amerikan Donald Trump, përpara votimit në OKB deklaroi se “ata marrin miliona dhe miliarda dollarë dhe pastaj votojnë kundër nesh. Por le ta bëjnë, ne do të kursejmë shumë para. As që duam t’ia dimë”.

Kjo deklarate s'ka nevoje per perkthyes te lodhur te qeverise.

Pas votimit, ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley tha se “Amerika do ta vendosë ambasadën në Jeruzalem. Asnjë votë në Kombet e Bashkuara nuk mund ta ndryshojë këtë. Por kjo votë do të bëjë një ndryshim sesi amerikanët e shohin OKB-në, dhe sesi ne i shohim vendet që nuk na respektojnë”.

A ka turp kjo qeveri dhe ky kryeministër?

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesi shkojnë në Ballkaniadë

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesi shkojnë në Ballkaniadë