Vota në OKB, Rama: Letra e
Metës për Trump ishte absurde

Vota në OKB, Rama: Letra e<br />Metës për Trump ishte absurde<br>
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se votimin në OKB të Shqipërisë kundër SHBA nuk e kishte menduar kurrë, ndërsa ka komentuar edhe letrën për Presidentin Trump. Kreu i Shtetit kërkoi që për çështje të tilla qëndrimi duhet të jetë i konsultuar për një konsensus sa më të gjerë. Referuar deklaratave se vota është ekskluzivitet i qeverisë, Meta tha se Presidenti ka dhe do luajë rol në politikën e jashtme.

Çdo votim tjetër përveç se atij që ka ndodhur do të ishte shumë më i pranueshëm. Mund të kishim votuar pro rezolutës, të abstenonim ose të mos merrnim pjesë fare në mbledhje. Asnjëherë nuk kam menduar personalisht se mund të ndodhte një votim i tillë në një situatë të tillë kur kërkesat kanë qenë publike të bëra dhe nga Presidenti i SHBA-së dhe nga Ambasadorja e SHBA-së në OKB. Nuk ka pasur asnjëherë një rekomandim apo një sugjerim, apo udhëzim që Ambasadori ynë të dënojë një veprim sovran të SHBA. Qëndrimet e Shqipërisë për çështje të rëndësishme duhet të jenë të mirëkonsultuara. Për çështje të rëndësishme duhet konsensus i gjerë.

Qëndrimet e Shqipërisë për çështje të rëndësishme sidomos në raport me aleatët tanë më të rëndësishëm duhet të jenë mjaft të qëndrueshme, të besueshme dhe të mirëkonsultuara. Pra, duhet të reflektojnë një konsensus madje jo vetëm shtetëror, por edhe një konsensus më të gjerë për arsye sepse kemi çështje të rëndësishme siç është ende çështja e Kosovës, çështjet e shqiptarëve në rajon të cilat na kërkojnë përgjegjshmëri të madhe për të ruajtur besueshmërinë ndërkombëtare.

Pa dyshim që Presidenti ka dhe Presidenti do ta luajë gjithmonë rol në politikën e jashtme kur kjo gjë është e domosdoshme dhe është në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare” tha ai në Opinion.

Por kryeministri Edi Rama i ftuar në Top Story u shpreh se letra e Metës për Trump ishte absurde  dhe e pabesueshme, ndërsa përsa i përket votës në OKB tha se nuk do të ndikojë në marrëdhëniet me SHBA.

Letra është absurde. Nuk e besoj dot që e ka bërë Ilir Meta. Nuk e imagjinoj dot. Realisht jam habitur sepse e njoh shumë mirë Metën dhe nuk më ka habitur thirrja për të kapur armët në momentin e daljes nga vetja se ka gjithmonë një moment kur Meta del nga vetja, në mënyrë sistematike por në faza të ndryshme të kohës, por në këtë rast jam habitur se nuk e imagjinoj që një njeri me një sens përgjegjësie të bëjë një akt kaq qesharak për për shtetin, është e pabesueshme.

Letra e Metës është njëlloj si një heqje këpuce. Nuk arrij ta besoj dot që e ka bërë Ilir Meta këtë. Nëse Shqipëria do të mbante një qëndrim kundër SHBA-ve do të ishte e pabesueshme. Ne kemi mbajtur një qëndrim në koherencë. Ky qëndrim është mbajtur edhe nga Berisha, Meta dhe Basha në të kaluarën. Qëndrimet në atë instancë në krah të BE
” tha Rama.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit