Kongresmeni amerikan Jim Himes, përmes një shkrese zyrtare drejtuar ambasadorit shqiptar në SHBA, Ervin Bushatit, ka kërkuar krijimin e infrastrukturës së nevojshme për të mundësuar dhe vlerësuar votimin e shqiptarëve që jetojnë në Diasporë.
Kjo kërkesë e kongresmenit amerikan drejtuar përfaqësuesit shqiptar në SHBA vjen pasi bashkëpresidenti i lëvizjes “Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” zhvilloi një takim me Himes, duke i ngritur shqetësimin për mos zbatimin të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës.
“Në vigjilje të skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese, Kongresmeni Amerikan i kërkon zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e Votës së Diasporës!
Gjatë periudhës se festës së Nëntorit, Bashkëpresidenti I Diaspora Për Shqipërinë e Lirë u takua në Kongresin Amerikan me kongresmenin Jim Himes për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës. Ky shqetësim prek drejtpërsëdrejti komunitetin shqiptaro-amerikan dhe zëri i tyre u mor parasysh nga Kongresmeni!
Në përkrahje të procesit, Kongresmeni i ka dërguar një letër përfaqësuesit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë. Më poshtë gjendet një kopje e letrës së dërguar.
Duhet të jetë e qartë për këdo se Shqipëria, pa zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe pa mundësimin e Votës së Diasporës, do t’i ketë të mbyllura dyert e integrimit.
Gjejmë rastin të falenderojmë Kongresmenin për përkrahjen e procesit”,- thuhet në postimin e bërë nga lëvizja që faqen zyrtare të saj në rrjetin social “Facebook”.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
53.8%
-
Jo
40.5%
-
Jam i/e dyzuar
5.7%
Vota total: 2314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacion kundër drogës! SHBA godet anijen në Paqësorin Lindor, tre viktima (VIDEO)
23 Shkurt, 21:56
-
Pse Uashingtoni po përkrah hapur Vjosa Osmanin?
23 Shkurt, 21:21
-
Vrau prindërit me thikë, djali i regjisorit Rob Reiner pretendon pafajësinë në gjykatë
23 Shkurt, 20:02
-
Sa i dobët është Trump pas rrëzimit të tarifave doganore nga Gjykata Supreme dhe sa e fortë është Amerika e tij
23 Shkurt, 19:21
-
Kreshnik Spahiu: 10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordiner
23 Shkurt, 18:26
-
Stuhia e dëborës vendos gjendjen e jashtëzakonshme në bregun lindor të SHBA-ve! Dëbora arrin gati 60 centimetra, anulohen mbi 5,400 fluturime, 400 mijë abonentë në errësirë
23 Shkurt, 16:50
-
BE përballë SHBA-ve! Parlamenti Europian ngrin marrëveshjen tregtare me Trump
23 Shkurt, 14:43
-
BE 'dorëzohet'? Diplomatët e europianë do të takohen me drejtorin e Bordit të Paqes, çfarë pritet të diskutohet
23 Shkurt, 11:29
-
VIDEO/ Boksierit Kristian Prenga i mjaftojnë vetëm 2 minuta, hedh në tapet rivalin amerikan dhe merr fitoren e 20-të me 'K.O.'
23 Shkurt, 10:05
-
Vrasja e ‘El Mencho’ në Meksikë/ Trazirat në vend shkaktojnë të paktën 74 viktima, shumica forca të rendit (PAMJE ME DRON)
23 Shkurt, 08:33
-
'Mund të jetë shansi i fundit'! SHBA shqyrton mundësinë e operacionit ushtarak në Iran, në shënjestër udhëheqësi Ali Khamenei
23 Shkurt, 08:28
-
Zelensky: Putin ka nisur Luftën e Tretë Botërore, duhet të ndalet! Raundi tjetër i negociatave me Rusinë dhe SHBA-të mund të mbahet në fund të kësaj jave
23 Shkurt, 07:34
Plerat e monarkove grek....
PërgjigjuDora e grekut edhe ketu. U lodhen pro-greket duke ardhur me autobus. Duan qe mllefin per vendin ta percojne nga shpite e tyre.
Përgjigju