Vota 'pro' Palestinës në OKB, Tritan Shehu: Qeveria shqiptare, tjeter 'goditje' mbas shpine SHBA

Vota 'pro' Palestinës në OKB, Tritan Shehu: Qeveria shqiptare, tjeter 'goditje' mbas shpine SHBA

Deputeti i PD, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi zv/kryetari i Komisionit të Jashtëm parlamentar, Tritan Shehu, akuzon qeverinë se i dha një tjetër goditje pas shpine SHBA-ve në Asamblenë e OKB-së. Shehu thekson përmes një statusi në Facebook, se të martën përfaqësuesi i Shqipërisë votoi përsëri kundër SHBA, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB Palestinën si drejtuese të Grupit 77.

Votimi në OKB, Shqipëria votë të kundërt nga SHBA

Reagimi i deputetit demokrat, Tritan Shehu:
Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77. Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB. Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77. 

Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme. Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve. Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves.

Ne kete menyre ne duke "mbeshtetur" te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qi i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 18/10/2018 15:10

    O TRITAN DJALI HIDHI NJE SY PRESHEVE TE KARBUNARES SE JANE MASHALLA SIVJET JANE DHE ATA TE KASHARIT PO RUAJI PER ZOMER .TI DEL KOT O GJYTYRIM SE TI KE MESU SI HASAN PORDHA I DAL BOJESH .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja