TIRANE- Kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka reaguar pas problematikave të ngritura në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për procesin e votimit në qarkun e Lezhës. Përfaqësuesit ligjorë të PD dhe PS kanë ngritur një sërë çështjesh, duke kërkuar shpalljen e pavlefshëm të rezultatit të zgjedhjeve në këtë qark. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se ky pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit është mbi vota të vjedhura, pasi në 10 kuti janë 706 vota të vjedhura”.
“Në 10 kuti 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota të vjedhura!!! Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me fallsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe!”, shkruan Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com