Votat e LSI për PS, Caka: Skraparllinjtë të çojnë andej nga ke ardhur!

Votat e LSI për PS, Caka: Skraparllinjtë të çojnë andej nga ke ardhur!

Lidhur me lajmin që qarkullon sot lidhur me një tjetër “firo” këshilltarësh bashkiakë nga radhët e LSI-së edhe në bashkinë e Skraparit, e cila ka zgjedhur sot si kryetar të saj socialistin Partizan Gorçe, ka reaguar ashpër deputetja e LSI-së Silvi Caka e cila ka kërcënuar homologut e saj socialist, deputetit e zgjedhur në zonën e Skraparit, Adnor Shameti.

Sipas Cakës ka qenë Shameti ai i cili i ka kërcënuar këshilltarët që të votojnë kundër orientimit të partisë së tyre.

Shameti ka qenë pronar i universitetit Justinian, një ndër institucionet private të arsimit të lartë që u mbyll në kuadër të reformës së qeverisë “Rama 1”.

“Adnor, janë të rrallë Skraparlinjtë si ty, që ndërrojnë sipas erës së pushtetit dhe interesave personale vetjake. Ata që ke thirrur dhe kërcënuar sot, nuk janë studentët e Justinianit. Bëj kujdes Adnor! Skraparlinjtë të çojnë shumë shpejt andej nga ke ardhur! Edhe diçka: Numri i amzës 486 të thotë gjë? Nëse jo, pyet Partizanin”, - ka qenë komenti i cakës në Facebook. 

Komenti i deputetes Silva Caka në Facebook

s.k/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve