Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka komentuar me tone të ashpra votën e mazhorancës një ditë më parë në Kuvend kundër arrestimit të deputetit Saimir Tahiri. Vasali shkruan në ‘facebook’ se krimi fitoi publikisht kryeministrin dhe se votimi ishte një faqe e zezë e pashlyeshme moralisht dhe politikisht për Ramën.

Sipas tij, sot të gjithë e dinë se në krye të qeverisë është një hipokrit pa principe, hysmetqar i krimit, i shkretuar nga idetë dhe i boshatisur nga morai e integriteti njerëzor.

“Krimi fitoi publikisht kryeministrin,shqiptaret pa kryeminister. Kriminalizim i qeverisjes u vulos me votimin e djeshem te maxhorances se rilindjes. Ky votim eshte nje faqe e zeze e pashlyeshme moralisht dhe politikisht per kryeministrin,qe ka derdhur tonelata te tera morali,hipokrizie dhe dengla puritanizmi ne publik e kudo gjetke.

Sot edhe shqiptari me indiferent e ka shume te qarte se ne krye te qeverise eshte nje hipokrit pa principe,hysmeqar te krimit,te shkretuar nga idete dhe te boshatisur nga morali dhe integriteti njerezor. Dje krimi fitoi publikisht nje mik kryeminister, qytetaret humben perfundimisht kryeministrin,ndersa media zbuloi sharlatanin arrogant te trembur nga fjala e lire”, shkruan Vasili.

vasili fb

(Postimi i Petrit Vasilit)

d.c./shqiptarja.com